LAJMI I FUNDIT:

Dy klubet e Mançesterit në ‘luftë’ për shërbimet e Gnabryt

Dy klubet e Mançesterit në ‘luftë’ për shërbimet e Gnabryt

Si Manchester City, ashtu edhe Manchester United thuhet se është i interesuar për nënshkrimin e sulmuesit të Bayern Munich, Serge Gnabry në një marrëveshje prej 43 milionë euro këtë verë.

Kontrata e 26-vjeçarit me kampionët e Bundesligës skadon në vitin 2023 dhe të dy palët nuk kanë rënë dakord ende për kushte të reja.


Dhe tani, sipas The Sun, me gjigantët gjermanë të prirur për të fituar disa para nga lojtari kryesor në vend që ta humbin atë falas, City dhe United thuhet se të dy po e vëzhgojnë situatën e tij nga afër.

Serge Gnabry është në listën e ngushtë të të dy klubeve të Mançesterit me një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale

Gnabry – i cili bëri 18 paraqitje për Arsenalin përpara se të transferohej në Gjermani – thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 230,000 eurosh në javë për të qëndruar në Mynih, duke i vënë klubet kryesore të Evropës në alarm të kuq.

Pep Guardiola mund të ketë nevojë të forcojë sulmin e tij këtë verë, me Raheem Sterling që pritet të transferohet në Londër dhe të nënshkruajë për Chelsean.

Pep Guardiola dëshiron të forcojë më tej vijën e tij të parë pas ardhjes së Erling Haaland

Gabriel Jesus pritet të konfirmohet gjithashtu si lojtar i ri i Arsenalit së shpejti, gjë që do t’i linte kampionët në sulm më shumë boshllëk dhe Guardiola mendon se Gnabry mund t’i përshtatet stilit të tij të lojës.

Reprezentuesi gjerman, i cili ka shënuar 65 gola në 171 ndeshje për Bayernin, mund të luajë në të dyja krahët dhe në mes, që do të thotë se shkathtësia e tij mund të jetë e dobishme për strategun spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës:

Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds

Premier League
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United

Premier League
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin

Serie A
Kalo në kategori