LAJMI I FUNDIT:

Joan Laporta konfirmon nënshkrimet me Kessie dhe Christensen

Joan Laporta konfirmon nënshkrimet me Kessie dhe Christensen

Një sekret i njohur tashmë, Barcelona do të nënshkruajë me mbrojtësin Andreas Christensen dhe mesfushorin Franck Kessie në transferime të lira këtë verë.

Këtë e konfirmoi presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, të shtunën në mbrëmje. Laporta foli për shtypin për plot 15 minuta gjatë një homazhi për Johan Cruyff.


I sinqertë për shumë çështje, Laporta konfirmoi se nënshkrimet nga Milani dhe Chelsea janë të kryera tashmë dhe do të prezantohen në javën e ardhshme.

Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun
Lexo po ashtu Presidenti i Barcelonës, Laporta flet për Lewandowskin dhe De Jongun

“Do të prezantojmë Kessien të mërkurën dhe Christensen të enjten”, ka thënë shkurtimisht Laporta.

Kessie dhe Christensen kishin kontrata që skadonin këtë verë dhe Barcelona lëvizi shpejt pas afatit kalimtar të janarit për të përfituar nga situata.

Të dy lojtarët kanë nënshkruar tashmë kontratat e tyre me klubin nga Camp Nou dhe kanë përfunduar testet mjekësore.

Zyrtarizimi te Barcelona nuk ka ardhur ende, Laporta sqaron situatën e Raphinhas
Lexo po ashtu Zyrtarizimi te Barcelona nuk ka ardhur ende, Laporta sqaron situatën e Raphinhas

Me kaq shumë spekulime për lojtarët e tjerë, pak është diskutuar për rolin e të dy lojtarëve, por si duket Kessie dhe Christensen do të jenë transferimet e para të verës.

Dy transferimet e reja do të përballen me konkurrencë të fortë, pasi danezi do luftojë për një vend me Gerard Pique, Eric Garcia dhe Roland Araujo, ndërsa Kessie do të përballet me Sergio Busquets, Pedri, Gavi dhe Frenkie de Jong. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori