Në debatin e Kuvendit të Kosovës për rritjen e çmimeve, ka pasur përplasje sërish mes pozitës e opozitës.
Deputetët e LDK-së, Lumir Abdixhiku e Armend Zemaj kanë shkaktuar të qeshura në Kuvend, gjatë përplasjeve me pozitën.
Ishte fillimisht shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila e cila i reagoi Abdixhikut lidhur me çështjen e Trustit.
“z.Abdixhiku ju jeni një seancë vonë, seanca për trustin kur është kërkuar prezenca juaj ka qenë me 22 qershor jo me 30, asnjëherë se kemi kërkuar prezencën tënde. Pasojat për sistemin pensional të Kosovës kanë qenë të paralajmëruar dhe alarmante nga gjithë të tjerët përveç jush dhe atyre që kanë propozuar. Kredibiliteti juaj për të folur për diçka në kontekstin ekonomik është i barabartë me zero”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo tutje iu drejtua kreut të LDK-së se “mungesa juaj nuk është evidente, por prezenca juaj e heshtur kështu është evidente. Ju uroj të mësoni më shumë nga karriga ku rrini i ulur e i qetë në shumicën e seancave”.
Pas kësaj ka reaguar deputeti Lumir Abdixhiku duke i thënë Kusari-Lilës “se më shumë vërehet mungesa jem se prezenca jote”, derisa i kërkoi Kusari-Lilës që të “mbajë nivelin e diskutimit korrekt”.
“Mimozë e di që më shumë vërehet mungesa ime se prezenca jote. Siç e di që këto fjalë lavdëruese që të doket se krejt t’u kanë bërë si shefi i kam dëgjuar edhe për Hashimin, edhe për Bexhetin edhe tash po i dëgjoj për Albinin, asgjë s’është e re”, tha Abdixhiku, i cili pas kësaj deklarate shkaktoi të qeshura të shumta në Kuvend.
E për “disponimin” e deputetëve u kujdes edhe deputeti Armend Zemaj. Gjatë kritikave për Qeverinë, Zemaj ai u mundua ta përqeshë edhe institutin Riinvest në të cilin kryetari i tij Lumir Abdixhiku, ka mbajtur postin e drejtorit ekzekutiv.
Gjatë fjalimit të Zemajt, Abdixhiku është parë duke qeshur së bashku me shefin e GP të LDK-së, Arben Gashi.
“Duke ja nis prej kryeministrit e deri te këta praktikantet ekonomista, doktor shkenca, riinvesta ku kanë punu e banka qendrore e tash vijnë këtu duke na thanë teori të ndryshme”, ka thënë Zemaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje