LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një 60 vjeçar në Kaçanik, policia i gjeti armë dhe fishekë

Arrestohet një 60 vjeçar në Kaçanik, policia i gjeti armë dhe fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar se më datën 29.06.2022 rreth orës 18:00, në Kaçanik ka pranuar një informacion se një person posedon armë zjarri.

Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të Prokurorit për Krime të Rënda nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, në fshatin Begracë të Kaçanikut ka ndaluar personin e dyshuar me inicialet F.L (M/K) i moshës 60 vjeçar, tek i cili gjatë kontrollimit i është gjetur një armë zjarri ( pistoletë) me një karikator dhe 8 fishekë.


“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të rastit, në ora 19:15, pas një kontrolli në shtëpinë e tij, i është gjetur edhe arma e dytë, armë automatike me një karikator dhe 3 fishekë”, thuhet në njoftim.

Si prova materiale armët dhe municioni janë sekuestruar, ndërsa me vendim të Prokurorit të rastit ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim mbi ndalimin për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ” Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori