LAJMI I FUNDIT:

Kosova me triumf bindës ndaj Andorrës në konkurrencën e femrave

Kosova me triumf bindës ndaj Andorrës në konkurrencën e femrave
(Foto: basketbolli.com)

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Andorrës me rezultat 56-77 (15:25, 17:16, 11:16, 13:20), në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla që po mbahet në Qipro.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri te rezultati 13:13, por më pas vashat dardane hyn në një seri prej 0:9, për rezultatin 13:22, ndërsa çerekun e parë e fituan 15:25. Epërsia e Kosovës u ngrit edhe më shumë në periudhën e dytë, që shkoi deri në 16 pikë, 23:39, por më pas kishte një rënie të lehtë, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 32-41.


Edhe në periodën e tretë ndeshjen e kontrolluan basketbollistet e Kosovës që kohë pas kohe ngritnin epërsinë dhe nuk lejuan Andorrën që të afrohet në rezultat, kurse shifrat pas 30 minutash ishin 43:57. Edhe në dhjetë minutat e fundit nuk kishte shumë ndryshime, ku Kosova e ngriti edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 56-77.

Te Kosova u dallua Saranda Daci me 18 pikë e nëntë kërcime.

Kosova ka një fitore dhe një humbje deri më tani.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës është ndaj Qipros të enjten (nesër), kurse sfida është ndaj Norvegjisë, ditën e shtunë.

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Kalo në kategori