Të paktën 46 persona, të cilët besohet se kanë qenë migrantë, janë gjetur të vdekur në një kamion të braktisur në një paralagje të San Antonios në Teksas.
Një zjarrfikës ka thënë se 16 persona, përfshirë katër fëmijë, janë dërguar në spital.
Të mbijetuarit kanë qenë “të nxehtë në prekje” dhe kanë vuajtur nga nxehtësia e madhe.
San Antonio, qytet rreth 250 kilometra nga kufiri mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës, është rrugë kryesore transiti për kontrabanduesit e njerëzve.
Trafikuesit zakonisht përdorin kamionë për të transportuar migrantët pa dokumente, pasi të kenë kaluar në SHBA.
“Ata kanë pasur familjet me vete.. me siguri kanë qenë në kërkim të një jete më të mirë”, ka thënë kryetari i San Antonios, Ron Nirenberg.
“Është ngjarje e tmerrshme, tragjedi njerëzore”.
Autoritetet kanë arritur në vendin e ngjarjes pas raportimeve për një trup të vdekur, ka thënë shefi i zjarrfikësve në San Antonio, Charles Hood.
“Ne nuk është dashur të hapim një kamion dhe të shohim gjithë ata trupa aty. Asnjëri prej nesh nuk ka ardhur në punë duke imagjinuar diçka të tillë”, ka shtuar ai.
Sipas tij, makina që është braktisur nga shoferi, nuk ka pasur kondicioner dhe as ujë të pijshëm brenda.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard, ka thënë se dy shtetas të Guatemalas kanë qenë në mesin e personave të dërguar në spital.
Shtetësia e viktimave tjera nuk dihet ende.
Tre njerëz janë në mbajtje dhe hetimet janë duke u kryer nga agjentët federalë.
Sekretari amerikan për Siguri Kombëtare, Alejandro Mayorkas, departamenti i të cilit ka nisur hetimet, ka thënë se “trafikuesit e njerëzve janë individë pa shpirt, që nuk kanë parasysh njerëzit e cenueshëm, të cilët i shfrytëzojnë për të rrezikun rendin dhe për të përfituar”.
Guvernatori i Teksasit, Greg Abbot, ka fajësuar presidentin amerikan Joe Biden për vdekjet, duke e përshkruar situatën si “rezultat të politikave të tij vdekjeprurëse për kufij të hapur”.
Beto O’Rourke, kandidati demokrat që garon kundër Abbot, ka thënë se raportimet janë të rënda dhe ka bërë thirrje për “shkatërrim të rrjeteve të kontrabandës dhe zëvendësim të tyre me rrugë të gjera për migrim ligjor”.
Imigrimi është çështje sfiduese në politikën e Shteteve të Bashkuara.
Në muaj maj, autoritetet amerikane kanë regjistruar rekord të personave pa dokumente, të cilët janë arrestuar pas kalimit të kufirit nga Meksika.
Shumë prej tyre kanë qenë duke udhëtuar në rrugë jashtëzakonisht të rrezikshme.
Për t’i ikur varfërisë dhe dhunës në Amerikën Qendrore, shumë migrantë pa dokumente përfundojnë duke paguar shuma të mëdha parash për kontrabanduesit, ashtu që t’ dërgojnë në kufirin amerikan.
Në vitet e fundit është raportuar për disa raste kur migrantët kanë vdekur në rrugë e sipër, mirëpo asnjë nuk i ngjan këtij të fundit.
Klima në San Antonio është e ngrohtë në muajt e verës.
Në ditën e incidentit, ky qytet ka regjistruar temperaturë prej 39.4 gradësh Celsius. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë
IDF-ja izraelite vret 20 militantë të Hamasit gjatë operacionit për marrjen nën kontroll të pjesës kufitare të Gazës
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t’i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin
"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'