LAJMI I FUNDIT:

Lladrovci thotë se me kërkesën e tij, Kurti organizoi takim me kryetarët e komunave

Lladrovci thotë se me kërkesën e tij, Kurti organizoi takim me kryetarët e komunave

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se takimi i sotëm i kryeministrit Kurti me kryetarët e komunave është realizuar pas kërkesës së tij.

Lladrovci, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se gjatë takimit me kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Emilia Rexhepi ka ngritur 12 çështje të cilat kërkojnë zgjidhje në Komunën e Drenasit.


Postimi i plotë i Lladrovcit:

“E falënderoj kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Kurti dhe zv. kryeministren znj. Rexhepi që pas kërkesës time, organizuan takimin e sotëm të Kryeministrit me kryetarët e komunave.

Takimi u zhvillua në dy sesione dhe ishte shumë konstruktiv, ku ngrita disa çështje që janë probleme me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Drenasit, si në vijim:

1. Ndërtimi i kapaciteteve të ujit të pijshëm, me theks të veçantë ndërtimin e Liqenit të Vërbovcit,
2. Vazhdimin e ndërtimit të rrugës me katër korsi Gllobar – Drenas – Komoran,
3. Trajtimi i ujërave të zeza dhe ndërtimi i Impiantit,
4. Zgjidhja e çështjes së tokave në zonën komasative,
5. Gjetja e zgjidhjes për pagesë në mënyrë të rregullt të obligimeve që dalin nga kontratat kolektive me qëllim të ruajtjes së buxhetit dhe shmangies së shpenzimeve përmbarimore/gjyqësore,
6. Problemi me kompaninë rajonale të mbeturinave,
7. Problemet për përkujdesje dhe mirëmbajtje të objekteve sportive dhe kulturore,
8. Rishikimin e ligjit për dhënien në shfrytëzim të pronave komunale me qëllim të lehtësimit të procedurave të sjelljes së investitorëve,
9. Problemin e qenve endacakë dhe zgjidhjen e problemit të trajtimit të tyre nga niveli qendror,
10. Parku i Biznesit dhe kërkesa e zhvillimit të projektit për ndërtimin Stadiumit nacional,
11. Çështjen e ndërtimit të Shkollës së pilotimit në ish aeroportin bujqësor në Korroticë.

Organizimi i takimeve si ky, janë të rëndësishëm për trajtimin e çështjeve jetike të qytetarëve dhe përgjegjësisë tonë, andaj, u dakorduam të kemi takime të tilla të rregullta tre mujore.

Rrugët, idetë dhe qasjet mund t’i kemi të ndryshme, por, do të duhej të na bashkonte interesi i qytetarit dhe efikasiteti i përbashkët në shërbim të tij!”, ka shkruar Lladrovci, transmeton Telegrafi.

Kurti takoi kryetarët dhe nënkryetarët e komunave: Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti
Lexo po ashtu Kurti takoi kryetarët dhe nënkryetarët e komunave: Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti

Ndryshe, kryeministri Kurti në takim pune me kryetarët e nënkryetarët e komunave të Kosovës, tha se nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjë mbi ligjin apo anash tij.

Sipas një njoftimi për media, Kurti tha se janë të interesuar që ta ndërtojnë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj – të cilit i nënshtrohen të gjithë e që e dominon secilin.

“Ne, pothuajse më së miri e dimë se ashtu sikurse liria që kurrë nuk dhurohet por fitohet, as drejtësia nuk jepet, por duhet të vendoset. Prandaj, jemi të interesuar e po punojmë që ta ndërtojmë një sistem që vendosë drejtësi të bazuar vetëm në ligj – të cilit i nënshtrohen të gjithë e që e dominon secilin. Nuk mund të ketë individë më të fuqishëm se shteti, as grup më të fuqishëm se Republika, e rrjedhimisht asnjë mbi ligjin apo anash tij”, ka thënë ai.

Kurti po ashtu tha se përkushtimi për krijimin e një klime të respektimit maksimal të të drejtave të njeriut, dëshmohet edhe përmes organizimit të sotëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

​Mbyllja e bastoreve u hapi rrugë lulëzimit të bizneseve në të zezën

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Basha në podkastin e Alice Taylor: Shqipëria në drejtimin e gabuar, qëndron më afër Serbisë se Kosovës

Lajme
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Kalo në kategori