LAJMI I FUNDIT:

Cannavaro e këshillon Napolin që të transferojë njërin ndër lojtarët e lirë më të mirë aktualë

Cannavaro e këshillon Napolin që të transferojë njërin ndër lojtarët e lirë më të mirë aktualë

Fabio Cannavaro sugjeroi që Napoli të tentonte të nënshkruante me objektivin e Interit, Paulo Dybalan dhe ai iu lut atyre që të rinovonin kontratën e Kalidou Koulibalyt.

Tifozët e Partenopeit kanë qenë jashtëzakonisht të frustruar me presidentin Aurelio De Laurentiis që është futur në afatin kalimtar të verës pa bërë ndonjë transferim elitar, ndërsa ai kërkon të ulë faturën e pagave, që do të thotë se ekziston një rrezik serioz që legjendat e klubit si Dries Mertens dhe mbrojtësi mund të largohen në muajt e ardhshëm.

Luciano Spalletti e mbajti ekipin të përfshirë në garën për titull për pjesën më të madhe të sezonit që sapo kishte mbaruar dhe vetëm disa blerje të tjera mund t’i siguronin atij mjaftueshëm për të sfiduar deri në fund.


Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski
Lexo po ashtu Top 10 sagat e transferimeve që dominojnë tregun e transferimeve: Cristiano, Bale, Dembele, Lewandowski

Duke folur për Corriere dello Sport, Cannavaro foli fillimisht për lojtarin e lirë, Dybalan – kontrata e të cilit skadon me Juventusin në fund të këtij muaji.

“Nëse do të isha De Laurentiis, do t’i bëja një propozim Dybalas. Sigurisht, ai është i disponueshëm në një transferim falas. Shpresoj të qëndrojë në Itali, ku u zhvillua. Ai është një lojtar që më pëlqen, por situata nuk është e thjeshtë: ai bëri zgjedhjen e tij dhe ndoshta mendoi se do të gjente një ekip më shpejt”.

Fituesi i Kupës së Botës 2006 foli për mbrojtësin kryesor Koulibalyn dhe atë që Napoli duhet të bëjë me të.

E kërkojnë Juventusi dhe Barcelona, Napoli i cakton çmimin Koulibalyt
Lexo po ashtu E kërkojnë Juventusi dhe Barcelona, Napoli i cakton çmimin Koulibalyt

“Kalidou përfaqëson një shtyllë të një skuadre që në vitet e fundit ka pasur gjithmonë fatin të jetë në gjendje të llogarisë tek ai. Nëse do të isha në klub, do të bëja një sakrificë për ta mbajtur, për ta rinovuar”.

“Ndoshta ai ka kërkesa të rëndësishme që ndonjë klub tjetër mund t’i plotësojë, por është e vështirë të gjesh lojtarë si ai në atë rol, kushdo që ka një mbrojtës të tillë ose ndoshta një mbrojtës të majtë me vlerë duhet t’i mbajë ata. Ka mungesë. Mund të gjesh një mesfushor apo një sulmues”.

Ai kishte ndjenja të ndryshme për Mertens, i cili do të largohet si transferim i lirë.

Mertens dëshiron të mbetet te Napoli, por nuk ka ende ofertë prej tyre – dy klubet tjera të mëdha të Serie A pas tij
Lexo po ashtu Mertens dëshiron të mbetet te Napoli, por nuk ka ende ofertë prej tyre – dy klubet tjera të mëdha të Serie A pas tij

“Ai i ka dhënë Napolit kaq shumë, por duhet të kuptoni kërkesat e tij. Nëse janë ato që lexoj, atëherë jo. Është një çështje ndryshe nga Koulibaly apo ndoshta Lorenzo që është më i ri”, ka shtuar më tej Cannavaro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Trajneri kosovar goditet me trofe në fytyrë nga gjyqtari malazez, u desh ndërhyrja e sigurimit për të mos eskaluar situata

Sport
Kalo në kategori