LAJMI I FUNDIT:

Rama pas bisedës me Kovaçevskin dhe Vuçiqin për samitin e BE-së: Duket se do të dëgjojmë një “Jo, më fal!” tjetër, çfarë do të bëjmë atje?!

Rama pas bisedës me Kovaçevskin dhe Vuçiqin për samitin e BE-së: Duket se do të dëgjojmë një “Jo, më fal!” tjetër, çfarë do të bëjmë atje?!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar sot pas një takimi virtual që ka pasur me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. 

Në një postim në Twitter, Rama u shpreh se ka diskutuar gjatë me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë për qëndrimet e tyre në lidhje me Samitin e ardhshëm të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Bruksel.

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

“Ne diskutuam gjatë sot me liderët e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut për Samitin e ardhshëm të BE-së. Duket se një tjetër “Jo, më fal!” do të jetë ajo që do të dëgjojmë në fund! I gjithë Unioni i rrëmbyer nga Bullgaria nuk është një spektakël i mirë për t’u parë! E çfarë do të bëjmë atje?!”, ka thënë Rama.


Më herët, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, informoi se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me Ramën dhe Vuçiqin.

Kovaçevski tha se me Ramën dhe Vuçiqin ka diskutuar për qëndrimet kombëtare të çdo vendi, perspektivat rajonale si dhe për dinamikën e procesit eurointegrues.

Vuçiq: Pas konsultimeve me anëtarët e kabinetit, të mërkurën do të deklarohemi rreth shkuarjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
Lexo po ashtu Vuçiq: Pas konsultimeve me anëtarët e kabinetit, të mërkurën do të deklarohemi rreth shkuarjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel”, tha Kovaçevski.

Gjithashtu, Vuçiqi ka shkruar në Instagram se tre liderët kanë diskutuar dhe pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e aleatët e tyre, nesër pasdite do të marrin vendimin për atë nëse do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor pritet të mbahet në Bruksel më 23 qershor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta

Drejtësi
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi

Siguri
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person

Kronika e Zezë
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova

Lajme
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori