LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Pas konsultimeve me anëtarët e kabinetit, të mërkurën do të deklarohemi rreth shkuarjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Vuçiq: Pas konsultimeve me anëtarët e kabinetit, të mërkurën do të deklarohemi rreth shkuarjes në Samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor

Në prag të samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, liderët e tre vendeve nga rajoni, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia janë duke menduar për shkuarjen apo jo në Samit.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka zhvilluar një bisedë përmes videolinkut me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin e Maqedonisë së Veriut, Dimitri Kovaçevski, transmeton Telegrafi.


Në anën tjetër është bërë e ditur se presidenti serb me anëtarët e kabinetit të tij dhe bashkëpunëtorët e ngushtë, do të vendosin rreth shkuarjes apo jo në Bruksel.

Vuçiq ka shkruar në Instagram se tre liderët kanë diskutuar dhe pas konsultimeve me qeveritë dhe këshilltarët e aleatët e tyre, nesër pasdite do të marrin vendimin për atë nëse do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Lidhur me këtë çështje është deklaruar edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, i cili ka informuar se sot ka realizuar takim të jashtëzakonshëm me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor
Lexo po ashtu Kovaçevski, Rama dhe Vuçiq në takim të jashtëzakonshëm: Nesër do të vendosim për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor

“U dakorduam se pas konsultimeve shtesë të brendshme, nesër pasdite ta marrim vendimin tonë përfundimtar për pjesëmarrjen tonë në Samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Kemi biseduar edhe për tema që janë të rëndësishëm për rajonin dhe kemi ngritur iniciativë për Agjencinë për tërheqjen e investimeve për Ballkanin e Hapur, që do të mundësojë zhvillim ekonomik shtesë.

Temë ishte edhe panairi i ardhshëm për ushqim, verë dhe turizëm, që duhet të mbahet në Beograd, si dhe tema tjera që kanë dalën nga samiti i fundit i Ballkanit të Hapur që u mbajt në Ohër”, ka shkruar Kovaçevski në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Dëshmitarja që pa vrasjen e gazetares britanike në vitin 1999, pretendon se pas këtij akti qëndron serbi i njohur si Legia

Evropa
Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Ukrainasit mësyjnë istikamet e rusëve me tank, i hedhin në erë edhe me dron kamikaz – pamje nga beteja për Serbryanskyn

Evropa
Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Arrestohet zëvendësministri rus i Mbrojtjes, dyshohet për mitmarrje

Evropa
Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Momenti kur raketa izraelite godet me precizitet veturën brenda të cilës ishte komandanti i Hezbollahut

Azia
Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Nëna nga Brazili së bashku me të birin shtien mbi një shtëpi private, vriten dy persona dhe plagoset prifti – gjithçka filloi për qiranë

Amerika Latine
Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Rusët bombardojnë Rusinë, gabimisht hodhën bombën në territorin e tyre – raketa gjigante ra rreth 100 kilometra larg Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori