LAJMI I FUNDIT:

Vjen reagimi nga Gjermania pas Marrëveshjes së arritur për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Vjen reagimi nga Gjermania pas Marrëveshjes së arritur për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kosova dhe Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë Marrëveshjen për Energjinë.

Pas kësaj ka ardhur reagimi i Gjermanisë, ku sipas zëdhënësit të qeverisë Steffen Hebestreit ky vend i mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Urime kryenegociatorët e Serbisë dhe Kosovës dhe Miroslav Lajčák! Siç ka nënvizuar kancelari Olaf Scholz gjatë udhëtimit të tij të fundit në rajon: Gjermania mbështet plotësisht hapat e ardhshëm drejt normalizimit të gjithanshëm të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hebestreit në Twitter, përcjell Telegrafi.


Vendet kishin nënshkruar Marrëveshjen për çështjen e energjetikës gati një dekadë më parë, përkatësisht në shtator të vitit 2013, e që ishte konfirmuar në gusht të 2015-së. Sipas kushteve, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) do t’i lëshoj licence Elektroseverit.

Deri vonë, qytetarët e komunave veriore të Kosovës, kanë thënë se kanë pranuar fatura për energjinë elektrike nga “Elektrokosmet”, e që konsiderohet kompani ilegale.

Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura
Lexo po ashtu Marrëveshja për Energjinë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë – këto janë pikat e arritura

Qytetarët e komunave të Mitrovicës së Veriut, Leposaviqit, Zveçanit dhe Zubin Potokut – kryesisht serbë – nuk paguajnë për rrymën e shpenzuar tash e më shumë se dy dekada. /Telegrafi/