LAJMI I FUNDIT:

Ky është vendi ku pritet të ndërtohet shkolla e futbollit në Kosovë

Ky është vendi ku pritet të ndërtohet shkolla e futbollit në Kosovë

Kosova pritet që së shpejti të bëhet me shkollë të futbollit, nëse plotësohen kushtet paraprake për fillimin e këtij projekti.

Kryetari i Federatës së futbollit të Kosovës Agim Ademi ka bërë të ditur se federata që ai e drejton është duke planifikuar që ndërtimin e kësaj shkolle ta bëjë në fshatin Banullë të Komunës së Lipjanit.


Ademi së bashku me bashkëpunëtorët e tij të hënën e vizituan vendin ku mund të ndërtohet kjo shkollë dhe nga atje u ka bërë thirrje asamblistëve të kësaj komune që të votojnë për dhënien e këtij lokacioni në shfrytëzim të federatës për 99 vite në mënyrë që ndërtesa aktuale e një shkollë të vjetër aty të rinovohet dhe të shndërrohet në një objekt modern dhe të bëhet si shkolla më e madhe e futbollit në regjion.

Sipas Ademit, ky projekt parasheh vend për 500 nxënës për ta zhvilluar mësimin në këtë shkollë dhe për t’u akomoduar në konvikt. Kjo shkollë do të bëhej një qendër shumë e rëndësishme për këtë komunë dhe mjaft atraktive për të rinjtë.

Po ashtu, nga ky projekt do të përfitonin edhe banorët e këtij rrethi, ngase do të punësoheshin deri 80 punëtorë të profileve të ndryshme, pa llogaritur këtu stafin arsimor dhe atë menaxhues.

FFK edhe për këtë projekt investimin do ta bëjë nga programi ‘UEFA HatTrick’ dhe nga projektet strategjike për futbollin të FIFA-s.

Në trend Sport

Më shumë

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Pas 22 vitesh klubi i njohur kthehet në Ligën Premier – fituesit e titullit dhe një trofeu evropian tani janë në elitën e futbollit anglez

Premier League
Kalo në kategori