Analisti Imer Mushkolaj, sa i përket vizitës së Ramës në Kosovë me bizneset me të rëndësishme ka thënë se është e papranueshme që asnjë prej ministrave apo zëvendësministrave nuk ka qenë i pranishëm.
‘’Mua më është dukur totalisht ”pa shije’’ që askush prej Qeverisë nuk ka qenë i pranishëm, do të thotë vjen kryeministri i Shqipërisë, i një shteti tjetër në Kosovë dhe po i mbledh të gjithë biznesmenët më shumë se 50 biznesmenë dhe kur e shohim listën e tyre janë disa prej punëdhënësve më të mëdhenj të bizneseve private në Kosovë sesa vetë Kurti me zor mund t’i mbledhë, por ai nuk është.
Dhe jo vetëm Kurti, por asnjë prej ministrave dhe zëvendës ministrave e kjo për mua është e papranueshme’’, ka thënë Mushkolaj.
Ai ka thënë se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ende mendojnë për këto bizneset e mëdha sikur kanë menduar kur kanë qenë në opozitë.
‘’Po duket se Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje ende mendojnë për bizneset e mëdha ashtu siç kanë menduar kur kanë qenë në opozitë por tash janë në qeveri, e në raste të tilla duhet të jenë të pranishëm të diskutojnë për mundësitë e zgjerimit të bizneseve në Shqipëri, rajon dhe vendet e tjera dhe të flasin se si të krijojnë lehtësi më shumë bizneseve të Shqipërisë në Kosovë dhe anasjelltas’’, Ka theksuar Mushkolaj.
Mushkolaj, sa i përket çështjes se a ekziston apo jo plani ”konspirativ’’ ka thënë se përgjigjen më të mirë e ka dhënë kryeministri Rama në sy të Kurtit duke thënë se i vetmi person që mund ta rrëzojë Kurtin është vetë Kurti.
Ndërsa, Mushkolaj shtoi se po të flitet me terma të tjera, Kurti e ka marrë legjitimitetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës më shumë se 50 për qind dhe po ashtu, me legjitimitetin e këtyre qytetarëve mundet të marrë mandatin e dytë ose mos të marrë mandat tjetër më’’, ka shtuar analisti.
Në çështjen se a ka tendenca që kryeministri Rama ta rrëzojë Kurtin, Mushkolaj thotë se nuk ka asnjë arsye për të pasur një qëllim të tillë pasi edhe pse raportet mes Ramës dhe Kurtit nuk janë në nivelin më të lartë, vazhdimisht raportet mes udhëheqësve të politikës në Shqipëri dhe Kosovë kanë qenë problematike sepse më shumë kanë qenë raporte personale apo partiake.RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqiptohen 100 masa në Shkup, 14 për drejtim të automjetit pa patentë shofer
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Liria e shtypit në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia renditet e 36-ta
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe