Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë një Sekretariat të përbashkët për zbatimin e marrëveshjeve në mes të dyja qeverive.
Aliu ka premtuar se marrëveshjet e nënshkruara të hënën e 20 qershorit do të zbatohen deri në takimin e ardhshëm në mes të dy qeverive.
Ai ka folur në lidhje me marrëveshjet në mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku ka thënë se asnjëherë më parë nuk kanë qenë të vendosur siç është Qeveria Kurti 2 që t’i zbatojë marrëveshjet, jo vetëm marrëveshjet që i ka nënshkruar kjo qeveri por dhe ato në të kaluarën që ishin nënshkruar nga qeveritë e kaluara.
Sipas tij, Gentian Sala, në ekipin e tij, ka anëtarë nga të dyja qeveritë, dhe detyrat e këtij Sekretariati janë të merren me zbatimin e marrëveshjeve, ku herë pas here bëjnë kontrolle në ministritë dhe gjithashtu, përkujdesen që ato të zbatohen.
“93 për qind të marrëveshjeve që i kemi nënshkruar i kemi zbatuar gjeri më tani” ka thënë.
Tutje, ai ka folur edhe për marrëveshjet që i kanë realizuar të hënën e 20 qershorit ku ka premtuar se deri në mbledhjen e ardhshme në mes të dy qeverive do të jenë të zbatuara.
“Në çdo mbledhje duhet t’i kemi marrëveshjet e përfunduara dhe vetëm duhet të bisedohet për vazhdimin e punëve te tjera” ka theksuar ai.
Aliu ka bërë të ditur se dy grupet punuese janë shkrirë për ta themeluar Sekretariatin e përbashkët për të dyja shtetet. RTVD/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Profesori i kriminalistikës: Bandat ruse porositën sulm në burgun e Reçit në Shkodër, ja si u planifikua
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City