LAJMI I FUNDIT:

Hekurudha Prishtinë – Durrës brenda katër viteve

Hekurudha Prishtinë – Durrës brenda katër viteve
Foto ilustruese

Shqipëria dhe Kosova, në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive kanë nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku si projekt me vlera të rëndësishme kombëtare, veçoi ndërtimin e hekurudhës që do të lidhë dy vendet.

Ndërtimi i hekurudhës Durrës – Prishtinë do të krijojë mundësinë që të gjithë qasjen që Shqipëria ka në Detin Mesdhe, t’ia japi dhe Kosovës.


100 marrëveshje Kosovë-Shqipëri për pak ekonomi e shumë politikë
Lexo po ashtu 100 marrëveshje Kosovë-Shqipëri për pak ekonomi e shumë politikë

“Është një projekt që jo vetëm do të lidhë dy vendet me hekurudhë, por edhe përmes konceptit të dy porteve, portit të Durrësit dhe portit të thatë të Prishtinës. Është një koncept shumë modern që është zbatuar në vende shumë të zhvilluara sa i përket tregtisë”, deklaroi ministrja e Infrastrukturës.

Balluku shtoi se mbetet për t’u hapur gara për të pasur një kompani fituese për realizimin e projektit.

Ministrja në fund tha se parashikohet se hekurudha mund të përfundojë brenda një harku kohor prej 4 vitesh. /Euronews.al/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Kalo në kategori