LAJMI I FUNDIT:

“Djalë i gjorë, tashmë do të jetë penduar”, Florentino Perez flet përsëri për Mbappen

“Djalë i gjorë, tashmë do të jetë penduar”, Florentino Perez flet përsëri për Mbappen

Florentino Perez beson se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe, ka të ngjarë të jetë penduar për vendimin e tij për të refuzuar një lëvizje te Real Madrid këtë verë.

Mbappe pritej të transferohej te kampionët spanjollë dhe evropianë si një transferim i lirë, por në vend të kësaj vendosi të nënshkruante një kontratë trevjeçare me PSG-në dhe të qëndronte në Parc des Princes.


Gjatë një takimi me tifozët, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez u pyet për mos-nënshkrimin e Mbappes teksa firmoste autografe dhe pozonte për fotografi, dhe përgjigja e tij ka bërë bujë në internet.

Florentino Perez thyen heshtjen dhe flet për situatën dhe vendimin e Mbappes
Lexo po ashtu Florentino Perez thyen heshtjen dhe flet për situatën dhe vendimin e Mbappes

“Djali i gjorë, Mbappe tashmë duhet të jetë penduar”, i rrëfeu Florentino fansit teksa firmoste autografin.

Vendimi i Mbappes, pas më shumë se një viti flirtim publik me Real Madridin, i ka lënë të gjithë në kryeqytetin spanjoll disi të zemëruar, të befasuar dhe konfuzë. Disa madje ndihen të tradhtuar nga ajo që ndodhi.

Vendimi i francezit erdhi pas një muaji presioni nga PSG, dhe presidenti francez Emmanuel Macron madje i kërkoi të qëndronte në Paris.

Megjithatë, Perez beson se Mbappe bëri një gabim. Vlen të përmendet se Real Madrid eliminoi PSG-në gjatë rrugës për suksesin e tyre të 14-të në Ligën e Kampionëve këtë sezon në një kthesë të pabesueshme në Santiago Bernabeu. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori