LAJMI I FUNDIT:

Kancelari gjerman, Scholz: Do të vazhdoj të flas me Putinin pasi kjo është e nevojshme

Kancelari gjerman, Scholz: Do të vazhdoj të flas me Putinin pasi kjo është e nevojshme

Kancelari gjerman, Olaf Scholz tha sot se do të vazhdojë të komunikojë me presidentin rus, Vladimir Putin, edhe pse Moska vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës.

“Është absolutisht e nevojshme të flasim me Putinin dhe unë do të vazhdoj ta bëj këtë, ashtu si edhe presidenti francez”, tha Scholz në një intervistë për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, citojnë mediat gjermane.

Udhëheqësit perëndimorë po vazhdojnë përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës që filloi më 24 shkurt.


Kujtojmë se i pari i qeverisë gjermane dje ishte për vizitë në Kiev teksa ka zhvilluar bisedime me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Mario Draghi dhe presidentin rumun. Klaus Iohannis.

“Kur flas me Putinin, them, për shembull, të njëjtat gjëra që ju them juve”, tha Scholz.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e të kuptuarit se Rusia nuk mund të vendosë kushte paqeje me Ukrainën.

Scholz tha se do t’i thoshte Putinit se e kishte gabim “nëse ai beson vërtet se do ta plaçkitë një vend, të shpresoj se kohët do të ndryshojnë dhe se gjithçka do të jetë normale”.

Ndryshe, Komisioni Evropian rekomandoi të premten që shtetet anëtare t’i japin statusin e kandidatit Ukrainës dhe Moldavisë dhe e njëjta perspektivë i ofrohet Gjeorgjisë me kushte shtesë. Udhëheqësit evropianë do të takohen më 23 dhe 24 qershor. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Në mesin e tyre edhe një britanik 'shumë i rrezikshëm' – zbulohen detaje rreth arratisjes së pesë të dënuarve nga burgu i sigurisë së lartë në Portugali

Evropa
Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Rritet numri i gropave në fushat e Turqisë, po i afrohen zonave të banuara

Botë
Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Zelensky tregon se kur Putini do të fillojë të kërkojë paqe

Botë
Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte

Disidenti rus i liruar Kara-Murza tregon për “telefonatën nga Shtëpia e Bardhë” – mendon se vdekja do të ishte "një dënim shumë i butë për Putinin"

Botë
Diplomoi nga shkolla e mjekësisë në moshën 70 vjeçare, malajziani ka një këshillë për të tjerët

Diplomoi nga shkolla e mjekësisë në moshën 70 vjeçare, malajziani ka një këshillë për të tjerët

Botë
Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar

Balena, miu i ngordhur, macja dhe pëllumbi – historitë se si kafshët janë përdorur për të spiunuar

Botë
Kalo në kategori