Mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet të hënën në Prishtinë.
Dy kabinetet qeveritare pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Ndërkohë, pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama për disa çështje, në Qeverinë e Kosovës, thonë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë për KosovaPress se disa prej marrëveshjeve që pritet të nënshkruhen të hënën janë afër finalizimit.
“Mbledhja e radhës e dy qeverive, asaj të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, mbahet të hënën e javës së ardhshme më 20 qershor. Kjo do të jetë mbledhja e tetë me radhë e dy qeverive. Presim të nënshkruhen një numër marrëveshjes, disa prej tyre aktualisht janë duke u finalizuar. Këto marrëveshje do të përfshijnë fusha të ndryshme, si ajo e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike, por edhe fusha të tjera”, thotë ai.
Nga ana tjetër, më skeptik për këto mbledhje të dy qeverive shqiptare është ish-kryediplomati nga Shqipëria, Besnik Mustafaj.
Ai thotë për KosovaPress se nëse s’ka diçka konkrete për zbatimin e çfarëdo marrëveshje, atëherë të njëjtat janë pjesë vetëm e propagandës politike.
“Në qoftë se marrëveshjet që mund të bëhen ndërmjet ministrave, ato duhet të shoqërohen me një program se çfarëdo të bëhet gjatë vitit 2022, 2023, 2024, kush është përgjegjës për këtë etapë, ku në Tiranë, Prishtinë, Prizren, Shkodër. Pasi nëse nuk shoqërohen me këto janë vetëm copa letre me iu tregu shqiptarëve që ulen atje, përshëndesin njëri-tjetrin dhe mbaron puna. Nuk ka të keqe, por nuk prodhon (asgjë), janë pjesë e propagandës këto mbledhje nëse nuk prodhojnë rezultat konkret”, thekson ai.
Mirëpo, Kryeziu, përmend rezultatet konkrete të marrëveshjeve të nënshkruara në nëntor të vitit të kaluar.
“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë.
Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, thotë Kryeziu.
Lidhur me mospajtimet me kryeministrin Edi Rama, rreth iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”, Kryeziu thotë se pavarësisht këtyre, mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë.
Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shton Kryeziu.
Deri më tani janë mbajtur shtatë mbledhje të përbashkëta mes Kosovës dhe Shqipërisë, ku janë nënshkruar mbi 100 marrëveshje mes dy shteteve.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

41 shkrime, 67 pjesëmarrës – përmbyllet projekti në fushën e gazetarisë Mobile Journalism, ndahen çmimet kryesore

Në thirrjen e dytë publike për komunat deri më tani janë paraqitur rreth 400 projekte nga 51 pushtete lokale

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Kërcënimi i fshehur i spiunazhit: Përpjekje për ta bërë Kosovën "jofunksionale"

Aktakuza për 'Rastin Banjska', Apeli konfirmon vendimin e Themelores

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker