LAJMI I FUNDIT:

Legjenda Hugo Sanchez: Mbappe nuk i tha ‘jo’ Real Madridit, i tha ta presë

Legjenda Hugo Sanchez: Mbappe nuk i tha ‘jo’ Real Madridit, i tha ta presë

Legjenda e Real Madridit, Hugo Sanchez është i bindur se sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mund t’i bashkohet klubit në të ardhmen.

Mbappe e refuzoi Real Madridin për të ri-nënshkruar me PSG-në në fund duke zemëruar shumë tifozët dhe rrethin te Real Madridi.

Megjithatë, legjenda e klubit, Sanchez, beson se Mbappe nuk e ka refuzuar Realin dhe mund të arrijë në të ardhmen.


Florentino Perez thyen heshtjen dhe flet për situatën dhe vendimin e Mbappes
Lexo po ashtu Florentino Perez thyen heshtjen dhe flet për situatën dhe vendimin e Mbappes

“Është shumë e vështirë t’ju përgjigjem, sepse unë nuk jam në kokën e tij, në trurin e tij, as nuk jam ai. Por, e ndjej se ai nuk i tha jo Real Madridit, por ai i tha Real Madridit të më presësh edhe pak”, ka thënë fillimisht Sanchez për Marca.

“Sepse ai ka kaq shumë presione, kaq shumë situata të jashtme, dhe ndoshta edhe anëtarët e familjes i kanë bërë presion dhe kanë ndikuar në vendimin e tij për të (mos) zgjedhur Real Madridit”,

“Por, më vonë, ishte dëshira e tij, ishte iluzioni i tij, ishte ëndrra e tij, por ajo ëndërr, siç tha ai, mirë, ëndrra mund të presë edhe pak”.

Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit
Lexo po ashtu Mbappe: Nuk ka përfunduar ëndrra për t’iu bashkuar Real Madridit

“Unë mendoj se ai po tregon shenja se dëshiron të shkojë në Real Madrid, por tani, për shkak të çështjeve politike, çështjeve sociale, ekonomike nuk mendoj se janë, sepse ai do të fitonte shumë para në Real Madrid, pasi ai do të fitojë shumë para te PSG, kështu që nuk është për para”,

“Por, përkundrazi, ai nuk i ka thënë jo Real Madridit, përkundrazi tha, nuk mund të tradhtoj situata të tjera që janë më të forta se paratë. Ju duhet ta kuptoni këtë”, përfundoi legjenda e Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori