LAJMI I FUNDIT:

Kur fillojnë garat për sezonin 2022/23 në pesë ligat më të forta dhe Liga e Kampionëve? Tashmë dihen zyrtarisht

Kur fillojnë garat për sezonin 2022/23 në pesë ligat më të forta dhe Liga e Kampionëve? Tashmë dihen zyrtarisht

Sezoni evropian 2022/23 në kampionatet kryesore do fillojnë më herët se zakonisht dhe do të përfundojnë më vonë për shkak të Kupës së Botës, ndërsa më poshtë i gjeni datat e sakta se kur do të fillojnë kampionatet. 

Kupa e Botës zakonisht mbahet në qershor dhe korrik, por duke qenë se turneu mbahet në Katar, për shkak të vapës së madhe, u desh të zhvendosej në nëntor dhe dhjetor (pikërisht në mes të sezoneve evropiane).


Të parët do të startojnë Liga Premier dhe Ligue 1, ku ndeshjet e para i zhvillojnë më 6 gusht.

Ndesha e Superkupës së Evropës është planifikuar për 10 gusht, ndërsa dy ditë më vonë startojnë tri ligat kryesore të mbetura – La Liga, Bundesliga dhe Serie A.

Shorti për fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve është caktuar për më 25 gusht, ndërsa raundi i parë i garës elitare evropiane për klube do të zhvillohet më 6 shtator.

Vlen të theksohet se afati kalimtar veror përfundon më 31 gusht në këto kampionate.


Datat e  hapjes së sezonit:

Fillimi i Ligue 1 me 6 deri 8 gusht

Fillimi i Ligës Premier me 6 deri 8 gusht

Fillimi i La Ligës me 12 deri 14. gusht

Fillimi i Bundesligës me 12 deri 14. gusht

Fillimi i Serie A me 13 deri 14 gusht

Mbyllja e afati kalimtar – 31 gusht

Fillimi i Ligës së Kampionëve – 6 shtator


/Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori