LAJMI I FUNDIT:

Super vetura e re me energji të gjelbër modeli hibrid i McLaren Artura

Super vetura e re me energji të gjelbër modeli hibrid i McLaren Artura

Kthehuni prapa në fëmijëri dhe do të mund t’i kujtoni legjendat klasike si ajo e Mbretit Artur dhe Kalorësit e Tryezës së Rrumbullakët.

Një nga shumë përrallat me mbretin Artur, Sir Gawain dhe Kalorësin e Gjelbër, tregonte historinë e heroit të ri i cili merrte pjesë në disa teste sfiduese.

Përkundër se kjo veturë ka aftësinë që për tre sekonda të arrijë shpejtësi prej 100 në 330 kilometra në orë, vetura Artura me peshë super të lehtë gjithashtu ofron energji të lartë të gjelbër, transmeton Telegrafi.


Pretendohet se shpenzimi i naftës për këtë makinë është 1 litër për 24 kilometra, duke e bërë këtë si makinën me shpenzimet më të ulëta që është prodhuar ndonjëherë nga McLaren.

Duke filluar me çmim prej 220 mijë eurosh, McLaren e ka quajtur makinën si një kapitull të ri për kompaninë pioniere të super makinave dhe një periudhë e re në lidhje me performancat dhe teknologjinë e super makinave. /Telegrafi/