LAJMI I FUNDIT:

Mediat italiane dhe franceze raportojnë se Pogba e ka nënshkruar kontratën me Juventusin – kohëzgjatja dhe përfitimet

Mediat italiane dhe franceze raportojnë se Pogba e ka nënshkruar kontratën me Juventusin – kohëzgjatja dhe përfitimet
(Foto: Instagram/paulpogba)

Paul Pogba tashmë e ka vendosur nënshkrimin në kontratën me Juventusin – bëjnë të ditur mediat në Itali dhe Francë – duke u kthyer si transfer i lirë nga Manchester Unitedi.

Mesfushori fillimisht i ishte bashkuar Zonjës së Vjetër në vitin 2012 si lojtar i lirë, ndërsa katër vite më vonë Djajtë e kuq e blenë për çmim rekord prej 105 milionë eurosh.

Për koincidencë, kampioni i botës po e bën edhe një herë të njëjtin rrugëtim duke u kthyer te Bianconerët sërish me parametrat zero.


Sipas Goal.com, Footmercato dhe mediave tjera, 29-vjeçari e ka nënshkruar dokumentacionin gjatë ditës së sotme (e martë).

Besohet së është fjala për një kontratë katërvjeçare, nga e cila Pogba do të përfitojë tetë milionë euro në sezon plus bonuset e lidhura me performancën.

Më herët është raportuar se futbollisti e ka kryer pjesën më të madhe të ekzaminimeve mjekësore dhe është vetëm çështje ditësh kur do të zyrtarizohet nga Juventusi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Ndërkombëtare
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Kalo në kategori