LAJMI I FUNDIT:

Shtëpi, tokë e banesa – pasuria e presidentes Osmani dhe bashkëshortit të saj

Shtëpi, tokë e banesa – pasuria e presidentes Osmani dhe bashkëshortit të saj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu së bashku me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu kanë pasuri të majme, në bazë të asaj që është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

Ajo ka deklaruar se ka një banesë të papërfunduar me garazhë (e cila ende nuk ka kaluar në pronësinë e saj), me sipërfaqe rreth 83 metra katrorë, vlera e të cilës është 42 mijë e 500 euro.

Po ashtu, Osmani ka deklaruar se ka një parcelë tokë e cila ende nuk ka kaluar në pronësinë e saj dhe që ka vlerë 35 mijë euro.


Presidentja po ashtu ka deklaruar se ka 35 mijë e 721 euro dhe 6 mijë e 774 dollarë para të kursyera.

Ajo ka deklaruar se vlera e shtëpisë në lagjen Marigona kap shifrën 87 mijë e 900 euro dhe është në pronësi të përbashkët me bashkëshortin e saj, mirëpo te ‘Qëllimi i detyrimit’ shkruan se është ‘borxh’.

Sipas deklarimit në AKK, Osmani ka pagë vjetore prej 32 mijë e 922 euro si presidente e Kosovës, ndërsa 6 mijë e 223 euro i ka marrë nga mëditjet në udhëtimet gjatë 2021-ës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Orav: Kosova mund të përfitojë nga Plani i Rritjes 880 milionë euro për zbatimin e Agjendës së Reformave

Ekonomi
Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Mashtrimet bankare përmes E-mail-eve dhe SMS-ve: 36 raste të keqpërdorimit të kartelave në 2024 – BQK dhe SHBK rrisin masat e sigurisë

Ekonomi
Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Petrol Company: Çmime të ulëta, zbritje ekskluzive dhe shpërblime fantastike!

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Trump është president, bursat po bien, Bitcoin po humb vlerë - çfarë po ndodh në SHBA?

Botë
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori