LAJMI I FUNDIT:

Deputeti Hoti tregon analizën se si Qeveria e Kosovës mund ta ulë çmimin e naftës

Deputeti Hoti tregon analizën se si Qeveria e Kosovës mund ta ulë çmimin e naftës
Foto: Arkiv

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka shpërndarë një tabelë dhe bashkë me të një analizë se si do të mund të kushtonte më lirë një litër naftë, nëse Qeveria do të shkonte në disa hapa që ai beson që do të duhej.

Ish-kryeministri Hoti ka dhënë një version të tij se si po arrihet kjo.

“Qeveria do të mund të përgjysmonte TVSH-në në naftë dhe prapë të mblidhte njësoj të hyra buxhetore. Pse nuk është bërë kjo deri më sot? Si mund të krenohet Qeveria për rritje të të hyrave kur kjo rritje vjen nga rritja e çmimit në kurriz të qytetarit?!”, shkruan Hoti në Facebook.


Ai pyet Qeverinë se si mund të krenohet me rritjet e të hyrave buxhetore, kur kjo, sipas tij, është bërë në kurriz të qytetarëve, duke u rritur çmimet e mallrave e veçanërisht naftës.

​Çmimi i naftës shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër, LDK dorëzon sot kërkesë për debat parlamentar
Lexo po ashtu ​Çmimi i naftës shënon rekord të ri prej 1.90 eurove për litër, LDK dorëzon sot kërkesë për debat parlamentar

Hoti ka shkruar se kur ka qenë një litër naftë një euro në Kosovë, TVSH ka qenë 14 centë. Tani ai thotë se me rritjen e çmimit të naftës, të hyrat që i grumbullon shteti nga qytetarët janë dyfishuar.

“Si mund të krenohet Qeveria me rritje të të hyrave buxhetore kur shihet qartë se kjo rritje ka ardhur kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të naftës dhe mallrave të tjera?! Si ka mundësi që për 5 muaj rritje të çmimeve nuk ndërmerret asnjë masë që do të ulte barrën për qytetarë?!”, përfundon ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori