Pas raundit të parë të zgjedhjeve për parlamentin në Francë, fronti i qendrës i presidentit Macron rrezikon të humbasë shumicën absolute. Macron ka një kundërshtar të ri me aleancën e re të majtë, aleancën “Nupes”.
Pak pas rizgjedhjes si president, Macron duhet t’i trembet humbjes së shumicës absolute në Asamblenë franceze, gjë që do t’ia vështirësojë qeverisjen dhe realizimin e projekteve politike që Macron i bëri të ditura gjatë fushatës elektorale për president.
Në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, aleanca e majtë e gjelbër “Nupes” e Jean-Luc Melenchon ka arritur të marrë gati po aq vota (25,7%) sa fronti i qendrës i presidentit Macron, “Ensemle” (25,8%).
Dallimi mes dy kampeve politike, sipas të dhënave zyrtare qëndron në 21.442 vota, përballë 48,7 milionë qytetarëve me të drejtë vote. Sistemi i komplikuar zgjedhor çon pjesërisht në dallime të mëdha në proporcionalitet dhe shpërndarjen e vendeve në parlament. Në fund vlejnë votat për fituesin e secilës zonë zgjedhore.
Sipas sondazheve të instituteve, pritet që të dielën e ardhshme, kampi i Macron në raundin e dytë të mbledhë vota nga shumë zgjedhës, kandidatët e preferuar të të cilëve kanë humbur në raundin e parë.
Shumica absolute në rrezik
Sipas kësaj llogaritjeje, mbështetësit e Macron mund të marrin 255 nga 295 vende në parlamentin me 577 vende.
Për shumicën absolute nevojiten 289 vende. Për aleancën “Nupes” parashikohen 150 deri në 210 vende, me gjithë rezultatin e mirë zgjedhor.
Nëse Macron e humb shumicën absolute, atëherë ai duhet rregullisht që të marrë mbështetjen e kampeve të tjera politike dhe të bëjë më shumë kompromise, si për shembull tek reforma e pensioneve.
Vetë Melenchon e vlerësoi rezultatin zgjedhor si dështim për kundërshtarin politik, Macron.
“E vërteta është se partia e presidentit në raundin e parë ka dështuar dhe është mundur”, tha ai në Paris.
Populistja e djathtë, Marine Le Pen u tregua optimiste, që partia e saj “Rassemblement National” në të ardhmen do të mund të krijojë një fraksion të vetin.
Për këtë nevojiten 15 deputetë, partia e saj sipas llogaritjeve mund të arrijë 10-30 vende.
Kryeministrja e sapoemëruar nga Macron, Elisabeth Borne bëri thirrje për një “javë të mobilizimit”.
Ajo vetë dhe 14 anëtarë të qeverisë kanë dalë në zgjedhje dhe rrezikojnë të humbasin postet, nëse nuk fitojnë në zonat e tyre zgjedhore.
Por nuk dihet, nëse shumica e francezëve do mund të mobilizohet të dielën e ardhshme. Pjesëmarrja në zgjedhje arriti një pikë tjetër të ulët. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBild shkruan për sjelljen e çuditshme të Putinit
Turqia po zhvillon një raketë balistike hipersonike me rreze veprimi prej 1000 kilometrave
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS
Investitori i kriptovalutave gropos arkat me thesar miliona dollarësh vlerë, sfidon këdo që t'i gjejë ato në SHBA
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin - shumë pak dihet se çka diskutuan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë