LAJMI I FUNDIT:

Rrahmani rrëfen momentin kur e shau trajneri i Greqisë

Rrahmani rrëfen momentin kur e shau trajneri i Greqisë

Amir Rrahmani e ka analizuar humbjen në udhëtim te Greqia (2-0) duke pranuar se skuadra vuajti presingun e vendasve.

Gjithashtu kapiteni i Dardanëve zbuloi për SuperSport edhe debatin me trajnerin e Greqisë, në rastin e ndërprerjes së ndeshjes.

“Ka qenë një ndeshje shumë e vështirë, ku vuajtëm shumë dhe nuk arritëm të dalim dot në kundërsulm. Kemi humbur shumë topa në mesfushë dhe nga shansi për të dalë në kundërsulm, jemi kapur në vështirësi”.


(Foto: Facebook/FFK)

“Greqia bëri presion shumë lart dhe unë me Mirlindin ishim gjithmonë një kundër një. Nuk e kontrolluam topin shumë dhe ndoshta këtu ndikoi edhe presioni i madh që kishte ky takim”.

Notat e lojtarëve: Greqi 2-0 Kosovë, Rrahmani veçohet te Dardanët
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Greqi 2-0 Kosovë, Rrahmani veçohet te Dardanët

“U ankova te arbitrat, pasi fishekzjarrët ishin shumë të rrezikshme, por kur po flisja me ta, erdhi trajneri grek dhe më shau. Iu ktheva menjëherë, duke i thënë se je trajner dhe nuk të takon të flasësh me këtë gjuhë”, citohet të ketë thënë Rrahmani.

(Foto: Facebook/FFK)