LAJMI I FUNDIT:

Reagon Rama për shakanë me Kovaçevskin: Është për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup

Reagon Rama për shakanë me Kovaçevskin: Është për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka reaguar në lidhje me shakanë e tij që e bëri në drejtim të kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, për të cilët pati reagime të mëdha, sidomos nga maqedonasit.

Rama në një postim në Twitter i ka quajtur histerike sulmet ndaj Kovaçevskit, ndërsa thotë se ka ironizuar bllokadën e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut për nisjen e negociatave me BE-në.

“Për të qeshur dhe qarë histeria e disave në Shkup ndaj kryeministrit Kovaçevski, pas publikimit të videos së duarshtrëngimeve me Kancelarin Scholz në Selanik, ku ironizova bllokadën e shëmtuar ndaj Maqedonisë së Veriut nga ana e Bullgarisë! Sherr mejhaneje mes tymit të qofteve”, ka shkruar Rama.



Rama këtë shaka me Kovaçevskin, e bëri pardje (e premte) në Selanik në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, ku morën pjesë krerët nga rajoni, si dhe kancelari gjerman Olaf Scholz,dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”
Lexo po ashtu Rama para Scholzit e prezantoi Kovaçevskin si kryeministri i “Bullgarisë së ardhshme perëndimore”

Këtë shaka të Ramës, Kovaçevski nuk e mori për keq dhe filloi të qesh. Por politikanë të ndryshëm, në veçanti ata të opozitës maqedonase kanë kërkuar përgjegjësi për sjelljen e Kovaçevskit  në lidhje me këtë situatë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori