LAJMI I FUNDIT:

Vendimi mbi kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në pritet javën e ardhshme

Vendimi mbi kërkesën e Ukrainës për t’u bashkuar me BE-në pritet javën e ardhshme

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një vizitë të papritur në Kiev të shtunën, i premtoi një përgjigje “javën e ardhshme” ndaj ambicieve të Ukrainës për të aplikuar për anëtarësim në BE.

“Ne duam të mbështesim Ukrainën në udhëtimin e saj evropian”, tha von der Leyen në një konferencë të shkurtër shtypi pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Diskutimet e sotme do të na mundësojnë të finalizojmë vlerësimin tonë deri në fund të javës së ardhshme”, shtoi ajo, në mënyrë që Komisioni të bëjë një rekomandim për shtetet anëtare.


Von der Leyen theksoi se autoritetet ukrainase kishin “bërë shumë” në lidhje me kandidaturën e vendit, duke thënë se ishte tashmë “në një rrugë të mirë” edhe përpara “pushtimit të tmerrshëm dhe mizor” të Rusisë.

Ajo vlerësoi sistemin parlamentar dhe presidencial “të fortë” të Ukrainës, duke lavdëruar administratën e saj pavarësisht “rrethanave të pabesueshme” dhe duke përmendur nivelin e lartë të reformave të dixhitalizimit dhe decentralizimit.

Fokusi ishte tejkalimi i luftës, shtoi presidentja e Komisionit Evropian, por tha se nevojiten më shumë reforma, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe inkurajimin e investimeve.

Kjo është vizita e dytë e Von der Leyen në Kiev, që kur Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt.

Ajo gjithashtu e ka në plan të takohet edhe me kryeministrin ukrainas Denys Chmygal gjatë kësaj vizite në Kiev. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Trump ka të drejtë", thotë kryediplomatja e BE-së ndërsa kërkon ‘të përgatitemi për më të keqen’ në raport me Rusinë

Botë
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Fillimisht sulmon nxënësit protestues me shkop druri, pastaj i kërcënon me thikë në Novi Sad

Serbia

"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk

Botë

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori