Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka qëndruar gjatë ditës së djeshme për një vizitë disa orëshe në Kosovë.
I pari i qeverisë gjermane ka takuar në Prishtinë kryeministrin, Albin Kurtin, me të cilin ka mbajtur edhe një konferencë për shtyp.
Kancelari gjerman ndër të tjerash ka deklaruar se marrëveshja përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të zgjidh edhe çështjen e njohjes së Kosovës, ndërsa sipas tij është e paimagjinueshme që dy vende të bëhen anëtare të BE-së e nuk e njohin njëra tjetrën.
Kjo deklaratë e kancelarit gjerman dhe vizita e tij ka bërë jehonë në mediat ndërkombëtare, veçanërisht në shtetin gjerman.
“Dy vende që nuk e njohin njëra-tjetrën nuk mund të bëhen anëtarë të BE-së, theksoi kancelari Scholz në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Është një thirrje e qartë për Serbinë dhe Kosovën”, kështu raporton spiegel.de.
Mediumi tjetër gjerman, zeit.de i referohet fjalimit të kreut të qeverisë së Gjermanisë “se është e paimagjinueshme që Serbia dhe Kosova të mos e njohin njëra-tjetrën para anëtarësimit në BE”.
“Kancelari Scholz kërkon në Beograd vazhdimin e reformave, njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë dhe sanksione ndaj Rusisë”, shkruan deutschewelle.
Mediumi euronews raporton se kancelari gjerman i kërkoi Beogradit dhe Prishtinës zgjidhjen e mosmarrëveshjes për pavarësinë e Kosovës.
Edhe spanjollët kanë shkruar për vizitën e gjermanit në vendin tonë. “Scholz thotë se Serbia nuk do të anëtarësohet në BE nëse nuk e njeh pavarësinë e Kosovës”, raporton elpais.
“Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën për t’u anëtarësuar në BE”, kështu e nis artikullin gazeta amerikane, washingtonpost, e cila i referohet deklaratës së Scholzit.
“Serbia dhe Kosova duhet të njohin njëra-tjetrën për t’u anëtarësuar në BE”, ishte titulli i artikullit të agjencisë së lajmeve associated press.
Theksojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me kancelarin gjerman Beograd ka deklaruar se kjo është hera e parë që një shtet evropian pas SHBA-ve po ua kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Ndryshe, Scholz gjatë mbrëmjes së kaluar ka qëndruar edhe në Selanik të Greqisë ku është takuar me liderë të Evropës Juglindore. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze