Të gjithë u befasuan kur e panë në fushë nga minuta e parë, për më tepër në një pozitë aspak të zakontë me atë që jemi mësuar ta shohim Donat Rrudhanin te Aarau në Zvicër.
Mesfushori nga fshati Roganë komuna e Kamenicës mbrëmë në ndeshjen mes Kosovës dhe Irlandës së Veriut ka qenë ndër më të mirët në fushë, edhe pse trajneri Alain Giresse e kishte vendosur si mbrojtës të krahut të majtë, pozitë që Rrudhani e kishte luajtur vetëm një herë në karrierën e tij dhe atë dy vite e gjysmë më parë.
Por përkundër se luajti si mbrojtës i majtë, Rrudhani shkëlqeu ndaj Irlandës së Veriut duke i dhënë siguri në mbrojtje Kosovës në atë pozitë, por ishte i jashtëzakonshëm edhe në ofensivë.
23-vjeçari ka pasur kontakt 76 herë me topin, derisa ka bërë 51 pasime të sakta apo me përqindje prej 89 për qind.
Të gjithë të pranishmit në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ u mahnitën nga paraqitja e Rrudhanit, derisa rrjetet sociale janë mbushur me fotografi të tij të ndeshjes dhe lëvdata gjithandej.
Kosova përveç fitores ndaj Irlandës së Veriut fitoi edhe një futbollist të jashtëzakonshëm i cili dha gjithçka nga vetja për t’i ndihmuar bashkëlojtarët për të marrë tri pikë të mëdha.
Në një prononcim për Telegrafin, djaloshi nga Rogana flet për ndeshjen dhe si erdhi ideja për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes.
“Kam pasur një bisedë me trajnerin i cili më tregoi se jemi keq në mbrojtje me mungesa dhe më pyeti nëse jam i gatshëm të luaj në atë pozitë. Natyrisht se jam përgjigjur pozitivisht, pasi i thash se jam gati të luaj në çdo pozitë që më kërkohet vetëm e vetëm për të ndihmuar Kosovën”, deklaroi Rrudhani.
Tutje Rrudhani thotë se është ndier shumë mirë në atë pozitë edhe pse kishte luajtur vetëm dy vite e gjysmë më parë të njëjtën pozitë.
“Ka qenë më mirë se që kam pritur. Por të thënë të drejtën më kanë ndihmuar shumë edhe shokët e ekipit si Amiri, Mirlindi, Samiri apo Zymeri. Ishte shumë bukur dhe më e rëndësishme që fituam”, tha Rrudhani.
Për Rrudhanin është një javë fantastike, pasi ditë më parë ai kompletoi transferimin te gjiganti zviceran Young Boys Bern nga Aarau, derisa mbrëmë bëri debutimin me Kosovën.
“Ka qenë një javë që do ta mbajë gjatë në mend, transferimi te Young Boys dhe debutimi me Kosovën nuk do ta harrojë kurrë këtë javë”, tha anësori këmbëshpejtë.
Ishte një moment në pjesën e parë kur gjithë stadiumi filloi ta thërriste emrin e tij, derisa në minutën e 75-të kur Rrudhani u largua nga loja shkaku i lëndimit, të gjithë të pranishmit u ngritën në këmbë për ta duartrokitur.
Ai thotë për Telegrafin se debutimi me Kosovën ka qenë më i bukur se sa në ëndrrat e tij.
“Të them të drejtën kam parë shumë shumë ëndrra duke luajtur për Kosovën, por asnjëra nuk ka qenë më e bukur se debutimi i mbrëmshëm. Ka qenë gjithçka fantastike dhe më e rëndësishme fitorja. T’i dëgjosh tifozët duke thirrur emrin tënd në pjesën e parë dhe pastaj kur u zëvendësova shikova stadiumin të gjithë në këmbë duke më duartrokitur ka qenë diçka që ishte e pabesueshme dhe shumë e bukur për mua”, vazhdoi Rrudhani.
Rrudhani vjen nga fshati Roganë, komuna e Kamenicës një fshat që njihet shumë për dashurinë që ka për futbollin. Ai tregon se kishte dhjetëra familjarë të pranishëm në stadium që e bën shumë emocionuese debutimin e tij.
“Sa bileta i ke blerë për familjarët? Hahaha… Kërkesa ka pasur shumë, por unë ia kamë dhënë babit 25 bileta që i kam blerë dhe sigurisht që në stadium ka pasur edhe tri ose katër herë më shumë familjarë nga Rogana. Pas ndeshjes i kam takuar dhe ka qenë shumë emocionuese për mua të mbështetem nga njerëzit e mi”, tha Rrudhani.
Krejt në fund ylli i ri i Dardanëve thotë se është lënduar qysh në pjesën e parë, por vazhdoi dhe pret që të jetë i gatshëm edhe për të dielën ndaj Greqisë.
“Në pjesën e parë kam pësuar një lëndim ku mbrojtësi mysafirë më ka ngul thumbin e këpucëve në këmbë, por kam vazhduar. Gjithsesi zëvendësimi erdhi shkaku i ngërçit që pata dhe tani do të shikojnë mjekët gjendjen time”.
“Besoj se do të jem gati për të dielën dhe të japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv edhe në Greqi”, u shpreh Rrudhani.
Rrudhani ka një histori të jashtëzakonshme, pasi ai së bashku me familjen në vitin 2012 ishin larguar në këmbë si refugjatë ku kishin bërë një muaj për të arritur në Francë.
Kamenicasi është shkolluar dhe ka filluar karrierën futbollistike në Francë, para se të transferohet në Zvicër tek skuadrat e vogla si AS Timau e Black Stars, derisa nga viti 2019 është pjesë e Aaraus.
Nga edicioni i ri, Rrudhani do të jetë ylli i ri i kampionit të shumëfishtë të Zvicrës, Young Boys Bern.
Kujtojmë që për Rrudhanin kjo ishte ndeshja e tretë me Kosovën, por debutim sa i përket ndeshjeve zyrtare pasi dy të parat i kishte zhvilluar vitin e kaluar në një kamp të organizuar në Turqi nga përzgjedhësi, Bernard Challandes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pas Jurgen Kloppit, po vërshojnë largimet nga Liverpooli: Një tjetër yll konfirmon se dëshiron një aventurë tjetër
Tifozët e Anglisë dhe Skocisë duhet t’u binden tri rregullave strikte në Euro 2024
Qatip Osmani kthehet në Maqedoni, merr drejtimin e Strugës
Jurgen Klopp zbuloi tre lojtarë që do të nënshkruante në Liverpool nëse do të kishte një buxhet të pakufizuar
Fabrizio Romano zbulon se sa do të jetë paga e Marescas te Chelsea
Zotimi i parë i Kompanys si trajner i Bayernit
Newcastle gati të fillojë rinovimin e ekipit, largon 11 lojtarë nga skuadra
Konfirmohet rimeçi Fury-Usyk, zbulohet data
“Jam krenar”, fjalët e para të Flick si trajner i Barcelonës
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Pse çdo prind duhet të zgjedhë këpucët apo atletet Reebok në Melodia Px për fëmijët e tyre?!
Eksploro natyrën dhe ngjit majat me çizmet e duhura
Formësoje trupin me peshën Martes
Rehatohu n’plazh mirë dhe lirë
Për çfarë vibes je – Summer Vibes apo Good Vibes?
Më të lexuarat
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj
Po transferohet te Real Madridi, por Mbappe është tifoz i madh i një skuadre tjetër - ia shikon çdo ndeshje
Nikki Haley shkruan në raketën izraelite të drejtuar për në Gaza: Jepuni fund, Amerika e do Izraelin
PSG do ta largojë në huazim – Xavi Simons tashmë ka zgjedhur klubin e tij të ardhshëm
Shkaku i Xavit po largohet një yll nga Barcelona
Biznesmeni shqiptar i drejtohet Besit pas ndarjes nga Xhensila: Të pata thënë, më vjen keq por ke shpëtuar një herë e mirë