LAJMI I FUNDIT:

Gazetari ukrainas e vë në siklet Sergei Lavrovin, gjatë konferencës për media e pyet: Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë

Gazetari ukrainas e vë në siklet Sergei Lavrovin, gjatë konferencës për media e pyet: Përveç grurit, çfarë tjetër keni vjedhur në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, është takuar në Ankara sot me homologun turk Mevlut Cavusoglu.

Pas takimit, ata mbajtën një konferencë të përbashkët për media, ku siç raporton Reuters, Lavrovit i është parashtruar një pyetje që e ka vënë paksa në siklet, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për një gazetar ukrainas, i cili pasi u prezantua dhe tregoi cilën media përfaqëson, ishte i drejtpërdrejtë me shefin e diplomacisë ruse, duke e pyetur se çfarë tjetër është vjedhur në Ukrainë, përpos grurit – dhe a ka arritur Rusia t’i shet të gjitha mallrat e vjedhura.


Ushtarët e rraskapitur rusë po ankohen për kushtet e rënda në lindje të Ukrainës: Ballafaqohemi me uri dhe të ftohtin
Lexo po ashtu Ushtarët e rraskapitur rusë po ankohen për kushtet e rënda në lindje të Ukrainës: Ballafaqohemi me uri dhe të ftohtin

“Quhem Muslim Umerov jam nga televizioni ukrainas. Kam një pyetje – çfarë tjetër është vjedhur në Ukrainë, përpos grurit? Dhe çfarë ka arritur deri më tani Rusia të shet nga ajo çfarë ka vjedhur”, thotë gazetari ukrainas.

Por duket se Lavrov nuk e kishte pritur një pyetje të tillë dhe kaq të drejtpërdrejtë nga gazetari ukrainas, pasi me një dozë habie u përgjigj: “Më falni, a mund ta përsërisni”.

Kështu gazetari ia parashtroi sërish të njëjtën pyetje, por kësaj radhe Lavrov u mundua të anashkalojë në mënyrë indirekte pyetjen e ukrainasit.

Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupol, do të dërgohen në Rusi
Lexo po ashtu Mbi 1 mijë ushtarë ukrainas që u dorëzuan në Mariupol, do të dërgohen në Rusi

“Ne po i realizojmë qëllimet që i kemi bërë publike. Të pastrojmë Ukrainën nga represioni nazist. Kjo është ajo çfarë po bëjmë. Sa i përket grurit, kemi thënë se mund të transportohet falas deri në destinacionet e parapara. Rusia nuk ka vënë kurrfarë pengese. Atë po e kërkon presidenti ukrainas Zelensky. Nëse ai pyetet akoma, ai duhet t’ju jap leje anijeve të huaja të futen në Detin e Zi. Faleminderit shumë”.

Më poshtë mund ta ndiqni konferencën e përbashkët mes dy ministrave të Jashtëm, ai i Turqisë dhe Rusisë, kurse pyetjen e gazetarit ukrainas mund ta ndiqni nga minuta e 32-të. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Amerika
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Amerika
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori