LAJMI I FUNDIT:

Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri së shpejti me këngë të re

Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri së shpejti me këngë të re
Foto: Screenshot/Instagram

Artistët e njohur shqiptarë, Mozzik, Tayna dhe Butrint Imeri, kanë bashkuar forcat për një projekt të ri muzikor.

Treshja e famshme e estradës lajmin e kanë shpërndarë me ndjekësit në llogaritë e tyre personale Instagram.


Ky do të jetë dueti i tyre i parë, i cili besohet që do të na shoqërojë gjatë gjithë verës.

View this post on Instagram

A post shared by MOZZIK (@mozzik)

“Vendosni rripat e sigurimit”, ka qenë përshkrimi që Gramos Aliu (emri i vërtetë) ia ka vënë fotografisë krahas tyre.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Të shumta kanë qenë reagimet në rrjet, me fansat e të cilëve mezi po presin për këtë bashkëpunim.

Foto: Screenshot/Instagram

Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar se kur saktësisht vjen ky projekt – datën e saktë të lansimit.

Sidoqoftë, të njëjtit po vazhdojnë të shijojnë sukseset e projekteve të tyre paraprake. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram