Serbia ka vendosur 48 baza operuese ofensive, nga to 28 janë baza ushtarake dhe 20 sosh të xhandarmërisë rreth kufirit të Kosovës.
Kështu ka thënë kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës që kishte në Amerikë, ku vuri theksin te kërcënimi për sigurinë e Kosovës dhe rajonit që mund t’iu vijë nga aleanca ushtarake e Serbisë me Rusinë. Ai po ashtu theksonte nevojën për demilitarizimin e brezit tokësor disakilometërsh rreth kufirit të Kosovës.
Ndërkohë eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se pas heqjes së zonës së sigurisë, Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës, dhe sipas tij, kjo është shqetësuese për Kosovën.
“Pas heqjes së zonës sigurisë, pra Serbia ka filluar të koncentrojë forcat në kufi të Kosovës që e ka pjesën më të madhe të kufirit shtetëror, krahasim me vendet e tjera, nëse e marrim Shqipërinë, Maqedoninë, Malin e Zi, kështu që është shqetësuese kjo”, theksoi Ibishi.
Ai ka shtuar se kjo është edhe një presion apo një kërcenim real ndaj Kosovës. Sipas tij, për të qetësuar situatën duhet edhe bashkësia ndërkombëtare të ndërmerr masa për të mos e kthyer zonën e sigurisë dhe të largohen forcat ushtarake dhe xhandarmerisë.
“Edhe kryeministri ka kërkuar me të drejtë që këto forca të largohen ose për të mos e kthyer prapë zonën e sigurisë kufitare, çfarë ka qenë atëherë pas marrëveshjes së Kumanovës që ka zgjat me vite. Për këtë arsye mendoj që kjo është edhe një presion apo një kërcenim real ndaj Kosovës kur edhe nga autoritetet serbe, nëse presidenti Vuçiq por edhe të tjerët dërgojnë kërcënime të vazhdueshme, sidomos kur ata vet në mënyrë artificiale po tensionojnë situatën kur ndërmerren aksione policore, sidomos në veri kur luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni, ata menjëherë koncentrojnë trupat. Për këtë arsye për ta qetësuar situatën duhet edhe bashkësia ndërkombëtare të ndërmerr masa për të mos e krijuar zonën e sigurisë, atëherë të largohen forcat ushtarake dhe xhandarmerisë nga afërsia e brezit kufitar me Kosovën”, u shpreh Ibishi./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar