LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimi i “Prishtina Tech Park” do përfundojë në fund të këtij viti

Ndërtimi i “Prishtina Tech Park” do përfundojë në fund të këtij viti

Shoqata e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e Kosovës njoftoi të enjten nisjen e fazës së fundit të punimeve për TechPark Prishtina.

Në lidhje me këtë njoftim ka reaguar ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.


“Prishtina Tech Park do jetë shtëpi për kompanitë e sektorit të TIK-ut, nxitjen e sinergjisë, dhe bashkëpunimin i cili nevojitet për aftësimin e Kosovës për zbatimin e projekteve të mëdha dhe komplekse”, ka shkruar ajo në Twitter.

Siç ishte thënë, Parku Teknologjik synon të sjellë frymë zhvillimi për të gjithë ato ide që sjellin risi.

Prishtina së shpejti me Tech Park - Zgjedhja më e mirë për zhvilluesit në fushën e TI-së
Lexo po ashtu Prishtina së shpejti me Tech Park - Zgjedhja më e mirë për zhvilluesit në fushën e TI-së

Ky projekt i zbatuar nga Shoqata për TIK të Kosovës (STIKK) ka për qëllim që t’i ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme si dhe bizneseve Startup, duke u ofruar hapësirë, shërbime profesionale, infrastrukturë moderne dhe promovim adekuat.

Në të njëjtën kohë, TechPark do të ofrojë lidhje dhe sinergji në mes të tregjeve lokale dhe ndërkombëtare, universiteteve si dhe institucioneve tjera mbështetëse.

“Me kënaqësi ju njoftojmë se kanë rifilluar punimet për ndërtimin e TechPark Prishtina, duke hyrë kështu në fazën përfundimtare të projektit. Ministria e ekonomisë këtë javë nënshkroi kontratën me kontraktorin për përfundimin e fazës së tretë të punimeve”, ka bërë të ditur STIKK.

Lidhur me këtë ka shkruar edhe nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, Donjeta Sahatçiu.

“Më në fund! Shumë vite të humbura. TechPark Prishtina duhet të përfundohet sa më shpejtë, tepër shumë mundësi për aktivitete e bashkëpunim“, ka shkruar ajo në Twitter. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Kalo në kategori