LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Komisionerja e Këshillit të Evropës flasin për luftimin e dhunës në familje

Osmani dhe Komisionerja e Këshillit të Evropës flasin për luftimin e dhunës në familje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim këtë të enjte Komisioneren për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatoviq.

Siç njofton Presidenca, në këtë takim ndër të tjera është diskutuar edhe për të drejtat e njeriut, luftimin e dhunës në familje dhe avancimin e të drejtave të grave dhe komuniteteve joshumicë.


“Në takim me Komisioneren Mijatoviq, Presidentja Osmani ka përmendur progresin e institucioneve të vendit në garantimin, mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në Kosovë, duke përfshirë kornizën kushtetuese dhe ligjore, e cila është shumë e avancuar dhe plotësisht e harmonizuar me të gjitha konventat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën për media.

“Presidentja Osmani dhe Komisionerja Mijatoviq kanë diskutuar edhe për përpjekjet e vazhdueshme të shtetit tonë në luftimin e dhunës në familje, avancimin e të drejtave të grave dhe komuniteteve joshumicë dhe avancimin e sundimit të ligjit.  Presidentja Osmani po ashtu e ka njoftuar znj. Mijatoviq për të gjitha veprimet institucionale për fuqizimin ekonomik të grave, si dhe angazhimin që është duke u bërë në përkrahje të kategorive të margjinalizuara të shoqërisë”.

Osmani thuhet se ka përmendur edhe rëndësinë që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës si hap i rëndësishëm për fuqizimin dhe avancimin e të drejtave të njeriut, duke theksuar se Kosova është mishërim i vlerave, të cilat i përfaqëson Këshilli i Evropës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Kurti viziton Komunën e Kamenicës dhe ndërmarrjen “Tirol” me pronar Dobrivoje Antiq nga komuniteti serb

Lajme
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Haradinaj-Stublla: Refuzimi i takimit me Kurtin nga LDK e AAK, tregon mungesë të gatishmërisë për të qeverisur me vendin

Lajme
Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Vrasja e policit të Fier, RENEA rrethon zonën, identifikohet autori

Lajme
Vrasja e efektivit të

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, jepet shpërblim 30 mijë euro për kapjen e autorit

Lajme
“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

“Mysafiri i paftuar në Galatsi”: Mes kritikash dhe akuzash, si u pasqyrua vizita e Ramës në Athinë nga mediat greke

Lajme
Kalo në kategori