LAJMI I FUNDIT:

U mbajtën garat e Raundit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut

U mbajtën garat e Raundit Kombëtar të Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut

Raundi Kombëtar i Olimpiadës së Ekonomiksit në Maqedoninë e Veriut, i mbajtur në Tetovë, i cili u organizua nga Instituti Alternativa Liberale dhe Iniciativa e Bazave Ekonomike nga SHBA në bashkëpunim me Universitetin e Evropës Juglindore, shënoi një festë të garimit akademik dhe mendjemprehtësisë ekonomike.

Ngjarja mblodhi së në një vend 50 nxënësit më të mirë që dolën fitimtarë nga raundet rajonale nëpër qytete të ndryshme duke përfshirë Kumanovën, Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Strugën, Dibrën dhe Kërçovën. Konkursi testoi jo vetëm njohuritë e tyre teorike, por edhe kuptimin praktik të parimeve ekonomike.

Fjalimet EconlitX e pasuruan ngjarjen me njohuri nga mysafirë të shquar nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova, duke nxitur një shkëmbim të idesh dhe perspektiva. Paneli i diskutimit i cili ishte i përbërë nga përfaqësues nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veriperëndimore dhe sektori i biznesit u ofroi nxënësve njohuri të vlefshme të botës reale.

Ngjarja filloi me një fjalim nga rektori i Universitetit të Evropës Juglindore, Akademik Abdylmenaf Bexheti, duke theksuar rëndësinë e garave të tilla në rritjen e talenteve të nxënësve të shkollave të mesme dhe përgatitjen e tyre për sfidat e ardhshme. Pika kulmore e ngjarjes ishte njohja e ekselencës. Tre nxënësit më të mirë nga secili prej pesë raundeve rajonale u shpërblyen me shpërblime të theksuara, si laptopë, tabletë dhe orë inteligjente.

Gjithashtu, pas garimit me shkrim dhe gojor u shpallën edhe pesë fituesit e garave kombëtare dhe atë: Alban Ballaki nga Kolegji Jahja Kemal Strugë, Ariton Ajdini nga Gjimnazi “Zef Lush Marku” Shkup, Leonita Malisheviq nga Gjimnazi “Drita” Kërçovë, Luka Filipovski nga Kolegji Jahja Kemal Strugë dhe Veton Sopa nga Gjimnazi Matematikë-Informatikë Shkup.

Këtyre nxënësve iu nda edhe një bursë mujore për vitin shkollor 2024/25, si dhe garuesi me më shumë pikë fitoi bursë nga Universiteti i Evropës Juglindore për studime në Fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë. Për më tepër, pesë nxënësit më të mirë do të përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ndërkombëtare të Ekonomiksit në Athinë këtë shtator.

Në shenjë vlerësimi, dy koordinatorët shkollor më të dalluar u vlerësuan për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm. Sara Muça Mustafa nga shkolla e mesme Arseni Jovkov në Shkup mori çmimin për koordinator më të mirë të raundit shkollor, pasi udhëhoqi një grup mbresëlënës prej 165 nxënësish nëpër fazat paraprake të Olimpiadës.

Abil Idriti nga Shkolla e Mesme Ekonomike Gostivar u vlerësua si koordinator më i mirë i Olimpiadës, i vlerësuar për përkushtimin e tij të palëkundur dhe përpjekjet e palodhura në nivel shkollor, rajonal dhe kombëtar.

Orhan Ceka, Drejtor Ekzekutiv i Institutit Alternativa Liberale, theksoi partneritetin me Universitetin e Evropës Juglindore dhe sektorin e biznesit në vend, kontributet bujare të të cilëve lehtësuan dhënien e shpërblimeve dhe dhuratave të shumta për nxënësit pjesëmarrës.

Ai nënvizoi se ndërsa Olimpiada nxit një frymë konkurruese, ajo përfaqëson vetëm një pjesë të përpjekjeve më të gjera të ndërmarra nga Instituti dhe partnerët e tij për të adresuar edukimin ekonomik dhe financiar brenda vendit.

Me një përzierje të garimit rigoroz, ligjërimit motivues dhe njohjes së talentit dhe mentorimit, ngjarja shërbeu si frymëzim për nxënësit dhe edukatorët aspirues. Në Olimpiadën e mbajtur në vitin 2024 morën pjesë 35 shkolla të mesme në 7 qytete të Maqedonisë së Veriut, me 1275 nxënës që morën pjesë në raundin shkollor.

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Gjendet turistja franceze që ishte zhdukur në malet shqiptare prej ditësh

Lajme
Sala Jashari aderon në PDK, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë

Sala Jashari aderon në PDK, do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë

Politikë
Raporti i institutit 'Octopus': Rritja ushtarake e Serbisë, rrit rrezikun e një kërcënimi për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor

Raporti i institutit 'Octopus': Rritja ushtarake e Serbisë, rrit rrezikun e një kërcënimi për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor

Lajme
Çfarë dihet deri më tani për shoqërinë shtetërore për prodhimin e armëve ‘Made in Albania’

Çfarë dihet deri më tani për shoqërinë shtetërore për prodhimin e armëve ‘Made in Albania’

Lajme
Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Ideja e Kurtit që Lajçak ta dërgojë Asociacionin në Komisionin e Venecias, Osmani: Nuk më është prezantuar ende formalisht

Lajme
Virozat dhe gripi i syrit: Sëmundjet virale po prekin të gjitha moshat, shoqërohet me temperaturë

Virozat dhe gripi i syrit: Sëmundjet virale po prekin të gjitha moshat, shoqërohet me temperaturë

Lajme
Kalo në kategori