LAJMI I FUNDIT:

Një nënë tregon një metodë të shpejtë për ta vënë fëmijën në gjumë

Një nënë tregon një metodë të shpejtë për ta vënë fëmijën në gjumë
(Foto: TikTok/Grazia Daily)

Brittany Vasseur e ka ndarë teknikën e saj për vënien në gjumë të fëmijës, për të cilën pretendon se zgjat vetëm pesë minuta dhe fëmija i saj më pas vazhdon të flejë gjatë gjithë natës.

Ajo publikoi një video në TikTok duke shpjeguar metodën e saj dhe thotë se është një nga truket më të mira që ka hasur dhe se ia ndryshoi jetën.

“E pashë këtë rastësisht në TikTok dhe funksionon. Për ta bërë fëmijën tuaj të flejë më shpejt, ky është procesi dhe ajo që duhet të bëni. Nuk mund ta besoj se funksionon kaq mirë”, është shprehur Brittany duke shpjeguar në vijim dy fazat e kësaj teknike.


@brittany.vasseur

Omg this is game changing!! Follow for more #momhacks #momsoftiktok #momsoftiktok #sleeptipsformoms #sleeptipsfortoddlers thank you to @Macy Sapp for this info!!

♬ Inspiration – TimTaj

“Gjëja e parë që duhet të bëni është t’u thoni: ‘Nuk ke pse të shkosh për të fjetur, thjesht shtrihu me sytë mbyllur’ .’ Kjo menjëherë e lehtëson presionin se duhet të flenë”.

Nëse reziston, mos insistoni: Shenjat që tregojnë se fëmija juaj nuk ka më nevojë të flejë gjatë ditës
Lexo po ashtu Nëse reziston, mos insistoni: Shenjat që tregojnë se fëmija juaj nuk ka më nevojë të flejë gjatë ditës

“Pastaj duhet të merrni një libër, çfarëdo libri dhe t’ua lexoni atyre kështu”, shton Brittany përpara se të tregojë se çfarë donte të thoshte duke folur me një ton qetësues dhe e lexoi librin me një zë vetëm pak më të lartë se një pëshpëritje.

“Tingëllon qesharake, por në thelb leximi me një zë shumë të ngadaltë, të butë dhe qetësues, i dërgon disi në një gjendje hipnotike”, ka shpjeguar përdoruesja e TikTokut duke theksuar se me këtë metodë djalin e saj e zë gjumi për pesë minuta. /Telegrafi/