LAJMI I FUNDIT:

Java e 30-të e shtatzënisë: Bebja ngadalë po merr pozicionin e lindjes dhe ju vështirë mund të flini

Java e 30-të e shtatzënisë: Bebja ngadalë po merr pozicionin e lindjes dhe ju vështirë mund të flini
shutterstock

Ka mbërritur java e tridhjetë e shtatzënisë, po i afroheni datës më të bukur të jetës dhe ja çfarë mund të prisni në këtë periudhë

Çfarë po ndodh me beben?


Bebja tani është rreth 39 cm e gjatë dhe peshon 1.200-1.400 gramë. Qimet lanugo dhe rrudhat në lëkurë zhduken nga trupi i saj, ndërsa flokët rriten.

Ajo është e rrethuar nga rreth 700 ml lëng amniotik, por kjo sasi do të reduktohet me rritjen e bebes.

Shikimi i një bebeje ende është në zhvillim e sipër. (Edhe pas lindjes, bebja do t’i mbajë sytë mbyllur për pjesën më të madhe të ditës dhe kur i hap, ajo do të jetë në gjendje të njohë objekte disa centimetra larg nga fytyra e saj.)

Shumë bebe tani janë në pozicionin me kokë poshtë dhe mbeten të atë pozicion deri në lindje, transmeton Telegrafi.

Çfarë po ndodh me mamin?

Tani ndoshta e keni të vështirë të flini natën, sepse nuk mund të gjeni pozicionin e duhur për shkak të dhimbjes në pjesën e poshtme të shpinës. Mungesa e gjumit do të sjellë edhe lodhje, ndaj shfrytëzojeni rastin për të fjetur ose të paktën të pushoni gjatë ditës.

Mund të jeni më të ngathët se zakonisht. Fajtor për këtë janë hormonet që sekretohen më shumë dhe ndikojnë drejtpërdrejt në lirimin e kyçeve dhe mbajtjen e lëngjeve në trup. Relaksimi i tendinave gjithashtu shkakton përhapjen e këmbëve, kështu që mund t’ju duhet të blini këpucë të reja në një madhësi më të madhe.

Ju ndoshta shkoni shpesh në tualet sepse fshikëza juaj është nën presion. Vazhdoni të pini më shumë lëngje.

Simptomat e pakëndshme dhe ndryshimet hormonale çojnë në paqëndrueshmëri emocionale. Shpesh do të pushtoheni nga shqetësimet që lidhen me fëmijën dhe prindërimin tuaj dhe gjithashtu mund të shihni ëndrra të këqija që lidhen me lindjen e foshnjës. Është normale të shqetësoheni, por nëse nuk mund të relaksoheni ose ndiheni jashtëzakonisht nervoze ose e kërcënuar, bisedoni me mjekun tuaj. Ju mund të jeni një në dhjetë gra që vuan nga depresioni gjatë shtatzënisë.

Java e 29-të e shtatzënisë: Bebja është gjithnjë e më aktive, por trupi juaj po bën një gjë të mrekullueshme
Lexo po ashtu Java e 29-të e shtatzënisë: Bebja është gjithnjë e më aktive, por trupi juaj po bën një gjë të mrekullueshme

Çfarë duhet të bëni?

Zgjidhni një emër për fëmijën. Dita e lindjes po afron, ndaj do të ishte mirë që tani bashkë me partnerin të vendosni se çfarë emri do t’i vini bebes.

Krijo një listë thirrjesh. Bëni një listë të njerëzve që dëshironi të informoni për ardhjen e foshnjës tuaj. Kërkojini një të afërmi ose miku t’ju ndihmojë të përhapni këtë lajm të lumtur. /Telegrafi/