LAJMI I FUNDIT:

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosovë – Greqi

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar opinionin se biletat për ndeshjen kualifikuese të Ligës së Kombeve ndërmjet Kosovës dhe Greqisë që zhvillohet të dielën, me datë 05/06/2022, në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, mund të blihen përmes platformës online.

FFK ka publikuar linkun ku tifozët dhe njerëzit e intetresuar mund të blejnë biletat e tyre për ndeshjen e Kosovës ndaj Greqisë.

LINKU:


https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/pub/buyseats/scegliSettorePub.do?idEvento=1123

Tifozët e Kosovës “Dardanët” janë të vendosur në tribunën Veri.

Çmimet e biletave janë: Veri dhe Jug 5 euro, Lindje 10 euro, Perëndim 20 euro dhe VIP 80 euro. Një person mund të blejë deri në katër bileta.

VINI RE!

Procedura se si blihet bileta online: Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Mandej zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar. Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online. Komisioni i bankës është 0.35 euro për gjithë porosinë. Pasi të përfundon blerja online, ju duhet të pritni 300 sekonda deri të gjenerohet Bileta si dhe Fatura juaj.

Biletën do ta pranoni gjithashtu në email (kontrolloni edhe folderin SPAM gjithashtu). Bileta patjetër duhet të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë. Biletat janë të personalizuara dhe në stadium me një biletë mund të hyjë vetëm një person, pavarësisht moshës.

Në trend Sport

Më shumë
Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Ilir Daja largohet nga Ballkani, përshëndetet me lojtarët pas ndeshjes me Malishevën

Superliga
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Notat e lojtarëve, Man Utd 0-3 Liverpool: Salah ndeshje pothuajse perfekte

Premier League
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Liverpooli shumë i fortë për Manchester Unitedin - dominim, gola dhe fitore e madhe në ‘Old Trafford’

Premier League
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Kalo në kategori