LAJMI I FUNDIT:

Tri klube të La Ligas e duan Cavanin

Tri klube të La Ligas e duan Cavanin

Tre klube të La Ligës janë lidhur me një lëvizje për sulmuesin uruguaian, 35-vjeçarin Edinson Cavani.

Cavani do të largohet nga Manchester United në fund të këtij muaji kur i skadon kontrata dhe kalimi në Spanjë duket të jetë opsioni më i mundshëm për të.


Sipas gazetës Mundo Deportivo, klubet si Real Betis, Real Sociedad dhe Villarreal janë të interesuara për të transferuar Cavanin.

Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë
Lexo po ashtu Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë

Cavani mund të pranoj transferimin tek ndonjëra skuadër pasi që të gjitha do të luajnë në garat evropiane në sezonin 2022/23.

Sociedadi thuhet është vendi më i mirë për uruguaianin. Ata mund të garantojnë që ai të fillojë, diçka tërheqëse për të pas paraqitjes së paqëndrueshme në Old Trafford.

Cavani ka duruar një sezon të vështirë me United, jo në përputhje me numrat që ai është mësuar të arrijë në karrierën e tij dinjitoze. Ai siguroi vetëm dy gola dhe dy asistime në 20 paraqitje gjatë gjithë sezonit 2021/22.

35-vjeçari ka luajtur më parë me Danubion, Palermon, Napolin dhe Paris Saint-Germain. Ai ka shënuar 54 gola në 130 paraqitje për kombëtaren e Uruguait. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori