LAJMI I FUNDIT:

“Donin që unë të thosha se Real Madrid fitoi padrejtësisht”, Kroos flet për intervistën e zemëruar me gazetarin

“Donin që unë të thosha se Real Madrid fitoi padrejtësisht”, Kroos flet për intervistën e zemëruar me gazetarin

Toni Kroos nuk u kënaq nga një pyetje e një gazetari gjerman pas fitores 1-0 të Real Madridit ndaj Liverpoolit në finalen e Ligës së Kampionëve.

Gazetari televiziv e pyeti bashkatdhetarin e tij nëse ishte i befasuar që Liverpool kishte dominuar lojën, por pyetja e tij nuk i pëlqeu Kroos, i cili shprehu zhgënjimin e tij.

“Ke pasur 90 minuta dhe ke bërë dy pyetje kaq të këqija”, është përgjigjur mesfushori i Real Madridit, përpara se të largohej.


Kroos shpërthen gjatë intervistës së drejtpërdrejtë pas ndeshjes, pasi iu bënë dy 'pyetje' banale
Lexo po ashtu Kroos shpërthen gjatë intervistës së drejtpërdrejtë pas ndeshjes, pasi iu bënë dy 'pyetje' banale

Pse Kroos ishte i frustruar për pyetjen e finales pas Ligës së Kampionëve?

Disa ditë pas finales, Kroos iu referua incidentit në podcast-in e tij Einfach mal luppen, ku ai flet me vëllain e tij Felix për tema të ndryshme çdo javë.

“Ju mund të pyesni ‘Si e keni parë ndeshjen?’ dhe nuk do të kisha thënë se ishim kundër murit nga minuta e parë deri në të 90-ën”, tha fillimisht Kroos.

“Unë jam i pari që them se ishte një lojë e barabartë dhe Liverpool ndoshta kishte disa shanse më shumë. Por, ne e fituam ndeshjen, siç kemi bërë shumë herë në muajt e fundit”.

“Në vend të kësaj, ai donte të më dëgjonte të them se ne fituam padrejtësisht. Unë nuk jap asnjë m*t për një finale, vetëm duhet ta fitosh atë”.

“Në atë moment isha i inatosur. Sigurisht që na u desh të kalonim dy-tri faza presioni, këtë i thashë edhe kur e bëri pyetjen”.

“Por, kjo është normale. Çfarë prisni, që ne dominojmë Liverpoolin për 90 minuta? Ata janë një ekip i klasit botëror. Ne duhej t’i mposhtnim dhe këtë bëmë”, përfundoi gjermani. /Telegrafi/