LAJMI I FUNDIT:

Kroos shpërthen gjatë intervistës së drejtpërdrejtë pas ndeshjes, pasi iu bënë dy ‘pyetje’ banale

Kroos shpërthen gjatë intervistës së drejtpërdrejtë pas ndeshjes, pasi iu bënë dy ‘pyetje’ banale

Toni Kroos u largua me shpejtësi nga një intervistë pas finales së Ligës së Kampionëve, pasi ylli i Real Madridit sulmoi një gazetar pas “dy pyetjeve” të tij jo adekuate pas triumfit në Ligën e Kampionëve.

Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve për herë të 14-të në historinë e tyre pasi mundi Liverpoolin 1-0 në Stade de France të shtunën mbrëma.


Një gol i minutës së 59-të nga Vinicius Junior rezultoi të ishte diferenca midis dy ekipeve për t’i dhuruar Real Madridit trofeun e shumëpritur.

Ancelotti pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Nuk mund ta besoj, por e merituam
Lexo po ashtu Ancelotti pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Nuk mund ta besoj, por e merituam

Por, festimet e Los Blancos u përkeqësuan pak për Kroos pasi ai u ballafaqua në një shkëmbim të vështirë fjalësh me një reporter.

Gazetari në fjalë nga mediumi ZDF e pyeti Kroos nëse ishte i befasuar për dominimin e Liverpoolit në këtë ngjarje, pasi ata regjistruan 24 goditje në portë ndaj nëntë të Real Madridit.

Duket qartë se gjermani po acarohej dhe e humbi durimin ndërsa gazetari vazhdoi me të njëjtën linjë pyetjesh.

“Kishit 90 minuta për të menduar për pyetje të arsyeshme, sinqerisht. Tani më bëni dy pyetje të tilla m***”.

“Dy pyetje negative, mund të thuash menjëherë se je gjerman”, tha Kroos pas ndeshjes. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori