Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kërkuar edhe një herë nga krerët e institucioneve kosovare që të zbardhin sa më parë siç e quajti “rastin e aferës të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj”.
Çitaku ka ftuar presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti, që të mos e marrin në mbrojtje, por, të reagojnë politikisht dhe në mënyrë institucionale për shkarkimin e tij.
“Kanë kaluar më shumë se një muaj që kur mediat sllovene kanë publikuar lajmin i cili përfshinte ambasadorin e Kosovës në Republikën e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj në një skemë të dyshimtë të shpëlarjes së parave dhe transaksioneve të dyshimta. Pas një amnestimi të menjëhershëm që iu bë ambasadorit Berishaj nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Jashtme – tash e më se një muaj mbretëron një heshtje shurdhuese. Asnjë deklaratë, asnjë njoftim, asnjë fjalë në lidhje me këtë skandal rajonal të përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në Kroaci”, ka thënë nënkryetarja Çitaku.
Më tej, ajo ka thënë se janë shumë pyetje të cilat janë ngritur dhe duhet të marrin përgjigje menjëherë.
“Si i është dhënë shtetësia ambasadorit Berishaj me urgjencë të jashtëzakonshme? A ka marrë Agjencia kosovare kundër korrupsionit ndonjë veprim? Prokuroria e Kosovës, a kanë iniciuar masa për deklarimin e rrejshëm të pasurisë nga ambasadori Berishaj? A ka treguar ambasadori Berishaj se ku kanë shkuar 600 mijë euro të cilat i ka tërhequr përmes biznesit të tij të padeklaruar? Heshtja dhe mosveprimi politik institucional nga krerët e shtetit të Kosovës është marrje në mbrojtje e ambasadorit Berishaj”, ka thënë Çitaku.
Tutje, ajo u ka kërkuar presidentes dhe kryeministrit që të mos sillen si prokurorë e si gjyqtarë, por të marrin hapa politik dhe institucional dhe ta kthejnë ambasadorin Berishaj nga detyra, duke u hapur rrugë institucioneve të drejtësisë që ta thonë fjalën e tyre.
“Në një kohë kur institucionet e Republikës së Kosovës dhe diplomacia jonë dështoi ta fuste Kosovën në agjendën e Këshillit të Evropës, në vend se bartësit e institucioneve tona të jenë të angazhuar për anëtarësimin e Kosovës në këtë institucion, ata po merren me marrjen në mbrojtje të ambasadorit Berishaj, personit të cilin e kanë përzgjedhur vet. Fshehja dhe mbrojtja e këtij skandali nga zyrtarët tanë më të lartë shtetërorë nuk do të ndihmojë Kosovën në agjendën e saj evropiane – përkundrazi, do ta minoj rrugën tonë të integrimit…”, ka thënë Çitaku.
“Ne do të përdorim të gjithë mekanizmat institucional dhe parlamentar për të siguruar se e vërteta do të zbardhet”, përfundoi nënkryetarja e PDK-së. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3