LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Ambasadori Berishaj ka qenë në ministri, s’ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë

Gërvalla: Ambasadori Berishaj ka qenë në ministri, s’ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka deklaruar se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili po akuzohet për përfshirje në një skandal financiar, ka qenë në ministrinë që ajo drejton dhe ka raportuar për këtë çështje.

Deri në këto momente, siç ka thënë Gërvalla, nuk ka indikacione që në akuzat kundër tij ka diçka të vërtetë.


Këto deklarata kryediplomatja i ka bërë të premten në një konferencë për media.

AKK ka iniciuar procedurat e verifikimit të pasurisë së ambasadorit Berishaj – procesi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj
Lexo po ashtu AKK ka iniciuar procedurat e verifikimit të pasurisë së ambasadorit Berishaj – procesi mund të zgjasë deri në gjashtë muaj

“E kam një deklaratë të gjatë disa-faqëshe të ambasadorit Berishaj. Ai ka qenë në ministri dhe kemi biseduar gjerë e gjatë për atë që ne e konsiderojmë kampanjë të bazuar në një shkrim të një mediumi slloven që pastaj ka marrë dhenë. Kam biseduar me autoritete të shteteve të ndryshme lidhur me këtë dhe deri në këtë moment nuk ka asnjë indikacion që në akuzat e atij mediumi ka diçka të vërtetë”, ka thënë Gërvalla.

Mes tjerash, ajo ka deklaruar se një ambasador nuk pezullohet apo shkarkohet vetëm duke u bazuar në shkrimin e një mediumi.

Gjatë muajit të kaluar emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u përmend nga mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar.

Ishte mediumi slloven “Planet TV”, i cili raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.

Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Këto pretendime i ka mohuar vetë ambasadori Berishaj. Madje, ai kishte paralajmëruar padi ndaj gazetarit slloven, për shpifje ndaj tij.

Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë
Lexo po ashtu Ambasadori Berishaj i quan shpifje akuzat se është i përfshirë në një skandal financiar: Padia ime i hapë rrugë fjalës së fundit në gjykatë

Pas këtyre raportimeve, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur tashmë procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj.

Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga AKK kanë deklaruar se ky proces pritet të përfundoj brenda afateve ligjore.

“Agjencia kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj. Ky rast do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Afatet kohore për verifikim administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) kryhet konform paragrafit 3, kreu 5 i Ligjit Nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e AKK-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Rrëfimi i Vasfije Krasniqit: Çdo ditë e kujtoj tmerrin që më ndodhi nga forcat serbe

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori