Gjatë muajit të kaluar emri i ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj u përmend nga mediat sllovene për përfshirje në një skandal financiar.
Ishte mediumi slloven “Planet TV”, i cili raportoi për aferën financiare të kryetarit të partisë Lëvizja për Liri, Robert Golob, i cili është duke u hetuar ndërkombëtarisht për disa transaksione që i ka dërguar nga një degë serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN-I, te kompania e ambasadorit kosovar, MB Consulting.
Kompania MB Consulting e Berishajt supozohet se ka marrë 600 mijë euro, të cilat janë tërhequr vazhdimisht në para të gatshme. Këto pretendime i ka mohuar vetë ambasadori Berishaj. Madje, ai kishte paralajmëruar padi ndaj gazetarit slloven, për shpifje ndaj tij.
Pas këtyre raportimeve, Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur tashmë procedurat për verifikimin e pasurisë së ambasadorit Berishaj.
Në një përgjigje me shkrim për Telegrafin, nga AKK kanë deklaruar se ky proces pritet të përfundoj brenda afateve ligjore.
“Agjencia kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurat për verifikim të pasurisë së deklaruar nga z. Berishaj. Ky rast do të trajtohet sipas ligjit dhe brenda afateve ligjore. Afatet kohore për verifikim administrativ (sipas nevojës edhe hetimi administrativ) kryhet konform paragrafit 3, kreu 5 i Ligjit Nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit”, thuhet në përgjigjen e AKK-së.
E në Ligjin Nr. 03/L- 159 për Agjencinë Kundër Korrupsionit, kreu 5 “Procedura e hetimeve paraprake” neni 18 paragrafi 3 thuhet se “Hetimet paraprake duhet të përfundojnë brenda një periudhe kohore prej gjashtë (6) muajsh nga momenti i inicimit të hetimit, përjashtimisht në raste të veçanta Drejtori i Agjencisë mund të lejoj zgjatjen e afatit me së shumti edhe 6 muaj”.

Ambasadori Berishaj në deklarimin e pasurisë që kishte bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit në vitin 2021, nuk figuron emri i kompanisë MB Consulting i cili u përmend nga mediat sllovene.
Berishaj në AKK kishte deklaruar se si pasuri të paluajtshme posedon dy banesa, një shtëpi dhe tokë, të gjitha këto në vlerë 382 mijë euro.
Gjithashtu si pasuri të luajtshme Berishaj kishte deklaruar dy vetura të tipit Mercedes E 200 dhe Audi 8, të blera me kursime në vlerë 57 mijë euro. Ambasadori në vitin 2021 kishte deklaruar se posedon 25 mijë euro në bankën “Nova Ljubljanska Banka” në Slloveni.

Deklarimi i pasurisë nga ambasadori Martin Berishaj në AKK për vitin 2021

Deklarimi i pasurisë nga ambasadori Martin Berishaj në AKK për vitin 2021
Dje mediat malazeze raportuar se ambasadorit në fjalë i janë bllokuar xhirollogaritë e kompanisë shkaku i një borxhi në vlerë 30 mijë euro.
“Sot janë bllokuar llogaritë e kompanisë së Berishës në Mal të Zi për shkak të një borxhi prej 31,014 euro”, shkruante Press.co.me.
Lidhur me rastin e ambasadorit Berishaj, kishte reaguar edhe presidentja Vjosa Osmani, e cila kërkoi raport me shkrim nga ambasadori i Kosovës në Kroaci.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, kishte thënë se duhet pasur kujdes lidhur me pretendimet për përfshirjen e ambasadorit Berishaj në skandal financiar.
Së fundmi ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla deklaroi se që nga fillimi nuk kanë pasur asnjë arsye që të dyshojnë në deklaratën e Berishajt.
“Ne kemi pasur deklaratën e tij që në fillim dhe nuk kemi pasur asnjë arsye që të dyshojmë në deklaratën e ambasadorit Berishaj, duke e njohur jo vetëm personalitetin e tij – por duke njohur edhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm”, tha ajo sot në Klan Kosova.
Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në adresë të MPJD-së, për të parë se çfarë do të ndërmarrin në vazhdim e tutje lidhur me pozitën e ambasadorit Berishaj, por të njëjtit deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk kanë kthyer përgjigje.
Për supozimet e përfshirjes së ambasadorit në skandal financiar, paritë opozitare në Kosovë kanë kërkuar një hetim lidhur me këtë çështje. Madje në një seancë të Kuvendit të Kosovës, PDK e LDK kërkuan shkarkimin e ambasadorit Berishaj, duke thënë se Kosova nuk guxon të rrezikojë partneritetin me një shtet mik si Kroacia.
Për raportimet rreth ambasadorit Berishaj, kishte folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Konjufca kishte thënë se “kushdo që ka përgjegjësi për gjithçka do ta merr vendimin e merituar”.
Para deputetëve, kryekuvendari kishte deklaruar se ky rast është shumë e rëndësishme që të sqarohet dhe se “besoj se do të sqarohet”.
“Por ju kisha lutur për kujdes sa i përket vetëm një dimensioni. Z Berishaj ishte një dëm kolateral në këtë betejë dhe aspekt sekondar, dhe nuk duhet të merret si absolutisht e vërtetë”, është shprehur ai.
Në dhjetor të vitit 2021, Berishaj zyrtarisht ka marrë postin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, duke zëvendësuar ish-ambasadorin, Gëzim Kasapolli. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuSpeciale Kriza në Ukrainë
Më shumë
Deklaratat e ambasadorit Hill, eurodeputeti gjerman: Thjesht, çmenduri

Kurti bisedon me sekretarin britanik për Punë të Jashtme, ia përmend modelin kroat të Asociacionit

Dorëheqje, shkarkime të aksionarëve të ndërmarrjeve publike e emërime – gjithçka që ndodhi në mbledhjen e kuvendit komunal të Prishtinës

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

Tregu i Gjelbër në Prishtinë përfshihet nga zjarri

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Telegrafi

Simbol Group

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

JAGUAR SECURITY

TOKË ME QIRA – 18 ari në Obiliq ID-154

Zbritje – lokal me qira në lagjen “Aktash”, Prishtinë ID-160

Në shitje lokali 550m2 ID – 200

Shitet banesa 80m² në Arbëri, Prishtinë ID-199

Shitet banesa 121.27m² perfekte për ju në Prishtinën e Re – çmimi i pakrahasueshëm! ID-198

Çdo verë i njejti debat – a duhet të veshin meshkujt pantallona të shkurta?

Magnum Trainers – trenerka që kombinon stilin dhe komoditetin për gratë

Këto këpucë kanë kombinimin perfekt të ngjyrave për stilin tuaj

Fillo verën duke blerë bluzën Magnum – Ellib Black

Disa arsye pse duhet t’i keni këto atlete Nike për basketboll
Më të lexuarat

Serwer: Washingtoni dhe Brukseli mbështesin Serbinë për ta larguar nga Moska, por Vuçiq po e bën të kundërtën

U përfol Edi Rama e ish-presidentja kroate, Biden thotë se NATO-n mund ta udhëheq një britanik

Haradinaj tregon disa përparësi me Ligjin e ri të zgjedhjeve: Diaspora voton në ambasada, hiqet heshtja zgjedhore

Kurti: Escobar dhe Lajçak po vijnë tek ne me kërkesat e Serbisë

Rusët bombarduan vendin ku qëndroi lideri ukrainas në Kherson - A u përpoq Kremlini ta vriste Zelenskyn?

Shtëpia e Bardhë publikon raportin për numrin e ushtarëve amerikanë në Kosovë