LAJMI I FUNDIT:

Jorginho drejt rikthimit në Serie A, Juve dhe Roma monitorojnë situatën e tij

Jorginho drejt rikthimit në Serie A, Juve dhe Roma monitorojnë situatën e tij

Jorginho pritet të largohet nga Chelsea pas katër viteve qëndrim në Stamford Bridges.

Mesfushori italian nuk po gjen gjuhë të përbashkët për kontratën e re dhe e ardhmja e tij duket larg Londrës.

Kontrata aktuale e tij me klubin londinez skadon në verën e vitit 2023 dhe Chelsea është gati ta shes për mos ta humbur me parametra zero.


90min.com ka raportuar se e ardhmja e Jorginhos pritet të jetë sërish në Serie A, ku skuadra si Juventus, Roma e Lazio e duan transferimin e tij.

30-vjeçari ka zhvilluar këtë edicion 47 ndeshje me Chelsean ku ka realizuar nëntë gola e ka asistuar në katër të tjerë.

Dëshira e italo-brazilianit është të qëndrojë te Chelsea, por klubi nuk preferon t’i japë kontratë afatgjate dhe agjenti i tij po shikon opsionet në Itali.

Chelsea për ta lënë të lirë yllin e mesfushës dëshiron të fitojë rreth 25 milionë euro.

Kujtojmë që Jorginho më parë në Itali kishte luajtur për katër vite te Hellas Verona dhe për katër të tjera te Napoli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Roy Keane parashikon në cilën pozitë do të përfundojë Man Utd pas humbjes ndaj Liverpoolit

Premier League
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

Shtohen problemet për Real Madridin, lëndohen dy yjet e skuadrës

La Liga
Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Osimhen në bisedime për transferimin befasues pasi u përjashtua nga ekipi i Napolit

Serie A
Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

Mbappe thyen heshtjen dhe flet për raportin që ka me Viniciusin në fushë

La Liga
Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

Strategjia që Hansi Flick e ka përdorur për ta rikthyer versionin e frikshëm të Lewandowskit

La Liga
Kalo në kategori