Olsian Noreci një emigrant nga Shqipëria, ka një histori mjaft interesante. Ai ka shkëmbyer dy letra me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden.
Vetëm pak ditë më parë Noreci, ka marrë përgjigje për letrën e tij të dytë, ku Presidenti e inkurajon atë, e nëpërmjet tij të gjithë amerikanët, të punojnë së bashku për të gjetur gjuhën e përbashkët e për ta bërë Amerikën sikurse thotë ai, një vend me të begatë e të sigurt.
Zoti Noreci, çfarë ju shtyu t’i shkruani Presidentit?
Olsian Noreci: Në radhë të parë, si emigrant shqiptar i ardhur në Amerikë, megjithë ato vështirësi të fillimit, u mundova t’i shkruaja Presidentit amerikan për të gjithë ato gjëra që ai ka bërë për kombin shqiptar. Në veçanti për Kosovën dhe djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë nëpërmjet trupave amerikane, dhe gjithçka që është e lidhur me Shqipërinë dhe që ai ka bërë për Shqipërinë. E mirëprita letrën e tij me shumë dëshirë. Për fat të mirë më erdhi ajo letër, më erdhi një përgjigje nga Presidenti amerikan vitin e kaluar, letra e tij e parë.
Si u ndjeve kur e more përgjigjen me letrën e dytë?
Olsian Noreci: Pa diskutim që letra e dytë është më domethënëse. Letra më jep kurajo, e thotë jo vetëm për mua, për çdo shqiptar, çdo amerikan, që e ndjen veten pak amerikan. Tregon shumë ajo letër, në të cilën unë i drejtohem çdo shqiptari që ta ndjejë veten mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe duhet ta vlerësojë Amerikën për çdo nismë që ka ndërmarrë për popullin shqiptar dhe për kombin tonë. Është kënaqësi që këtë vit festuam 100 vjetorin e marrëdhënieve Shqipëri-Amerikë. Amerika nuk na ka lënë asnjëherë mbrapa, në asnjë drejtim. Duhet t’i jemi mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për gjithçka, dhe në veçanti Presidentit amerikan që ka ndërmarrë një nismë tepër serioze dhe tepër të sinqertë për të ndihmuar popullin shqiptar, reformën në drejtësi. Kam nderin të falenderoj edhe ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri për këtë nismë tepër të rëndësishme për të ndihmuar reformën në drejtësi. Shpresoj që kjo do të ndihmojë në forcimin e drejtësisë dhe luftimin e korrupsionit në Shqipëri.
Ju keni ardhur në Shtetet e Bashkuara rishtazi, para gjashtë viteve dhe i keni shkruar Presidentit amerikan dhe keni marrë përgjigje. Çfarë do të thotë për ju përgjigja në vetvete?
Olsian Noreci: E vërteta është që duke marrë një shkas pak nga ajo fjala e urtë shqiptare që nuk ke çfarë të humb, unë e provova që nuk kisha çka të humbja, duke pritur për një kohë të gjatë për një përgjigje për dokumentet. I shkruajta Presidentit amerikan, duke e falënderuar për gjithçka jo vetëm për arsyen time personale, por duke e falënderuar atë si President dhe për ta uruar atë për fitoren në garën për president. E falënderova për gjithçka që ai ka kontribuar që nga vitin 1992-93 për Ballkanin, në veçanti për Kosovën në vitet 1998-99 dhe për djalin e tij që ka shërbyer në Kosovë. Kjo ka qenë pak a shumë përmbajtja e letrës së parë. Në letrën e dytë, në momentin pasi mora letrën e parë, i kam kërkuar Presidentit një sërë gjërash për Shqipërinë, pra që ato nisma që janë ndërmarrë deri tani të shkojnë deri në fund dhe t’i shërbejnë popullit shqiptar.
Cila është eksperienca jote si emigrant në Shtetet e Bashkuara?
Olsian Noreci: Çdo shtet i ka vështirësitë e veta, por e drejta është e drejtë dhe kur diçka e meriton e merr, kjo është Amerika. Liria e fjalës dhe e drejta për të qenë i lirë janë të rëndësishme në Amerikë. Në fakt, kur në shqiptarët përmendim demokracinë i referohemi Shteteve të Bashkuara. Pra, demokracia është Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Amerika duhet të falënderohet për gjithçka që i ka dhënë popullit shqiptar dhe çdo emigranti që e mirëpret dhe e inkurajon, ia jep mundësinë, i tregon se cilat janë vlerat e këtij shteti./VOA
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Gjykata-Kushtetuese-Dita-e-Gjykates-se-Hapur-Dita-e-Kushtetutes-foto-Ridvan-Slivova-24-380x233.jpg)
Ligji për pagën minimale, Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Qeverisë
![Besimi: Nuk do të shtoja asgjë nga ajo që kam deklaruar deri tash për procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/Florin-Besimi-380x233.png)
Besimi: Nuk do të shtoja asgjë nga ajo që kam deklaruar deri tash për procesin gjyqësor për spitalin modular në Tetovë
![Rritja e pranisë së gjarpërinjve në zonat urbane në Shkup, autoritetet kërkojnë zgjidhje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gjarper-1-380x233.png)
Rritja e pranisë së gjarpërinjve në zonat urbane në Shkup, autoritetet kërkojnë zgjidhje
![Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/sulmi-ne-banjske-380x233.jpg)
Stano tha se Kosova nuk e njoftoi BE-në me raport për sulmin në Banjskë, ambasadori Bajrami ia përmend të gjitha me data
![Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/12/sulmi_radoiciq-1-1130x635-1-380x233.png)
Qeveria i kundërpërgjigjet BE-së: Raportin 48 faqesh për Banjskën e kemi dërguar vitin e kaluar
![Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/dialogu-380x233.jpg)
Kurti e Vuçiq sot përballë njëri-tjetrit në Bruksel
![BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/maqedoni-BE-380x233.jpg)
BE pret që qeveria e re të bëjë ndryshimet kushtetuese dhe të respektojë Marrëveshjen e Prespës
![Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/gergr455-380x233.png)
Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve
![Sot riga shiu e shkarkime rrufesh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/sheshi-i-prishtines-380x233.jpg)
Sot riga shiu e shkarkime rrufesh
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Template-per-Instagram-380x233.jpg)
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
![Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/11/Foto-Kryesore-4-380x233.jpg)
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
![Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Foto-Kryesore-380x233.jpg)
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
![Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/serbia-380x233.png)
Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre përleshen masivisht me policinë gjermane
![Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/anglia-6-380x233.jpg)
Arsyeja pse Danimarka përfundoi mbi Slloveninë përkundër pikëve dhe golaverazhit të njëjtë
![Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/marc-guiu-380x233.jpg)
Arrihet marrëveshja: Chelsea transferon sensacionin e Barcelonës
![Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/5-12-380x233.jpg)
Ishte cilësuar si armë sekrete, droni nënujor i ushtrisë amerikane shfaqet ‘befasisht’ në imazhet e Google Earth
![Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/1-171-380x233.jpg)
Përvojë e pazakontë, 28-vjeçari nga Çikago iu nënshtrua transplantit të veshkës – gjatë tërë ndërhyrjes kirurgjikale qëndroi i zgjuar
![Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/06/448402948_1192268271813297_4534193569653873232_n-380x233.jpg)
Lajm i mirë për mërgimtarët nga Zvicra dhe Gjermania që planifikojnë të vijnë në Kosovë