LAJMI I FUNDIT:

Mediat e huaja: Serbia injoron sanksionet e BE-së, siguron marrëveshjen e gazit me Putinin

Mediat e huaja: Serbia injoron sanksionet e BE-së, siguron marrëveshjen e gazit me Putinin

Ndërsa agresioni rus në Ukrainë vazhdon, presidenti i Serbisë njoftoi se ka siguruar një marrëveshje “jashtëzakonisht të favorshme” të gazit natyror me Rusinë gjatë një bisede telefonike të dielën me presidentin rus Vladimir Putin.

Siç vë në pah The Associated Press, përcjell Telegrafi, marrëveshja e gazit ka të ngjarë të nënshkruhet gjatë një vizite të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov në Beograd në fillim të qershorit – një vizitë e rrallë e një zyrtari të lartë rus në një vend evropian që nga fillimi i agresionit rus mbi Ukrainë më 24 shkurt.

Serbia është pothuajse tërësisht e varur nga gazi rus dhe kompanitë e saj kryesore të energjisë janë nën pronësinë e shumicës ruse.


“Ajo që mund t’ju them është se ne kemi rënë dakord për elementët kryesorë që janë shumë të favorshëm për Serbinë”, citohet t’u ketë thënë gazetarëve Vuçiq, një ish-ultranacionalist pro-rus.

“Ne ramë dakord të nënshkruajmë një kontratë trevjeçare, e cila është elementi i parë i kontratës që i përshtatet shumë palës serbe”.

Nuk është e qartë se si Serbia do ta merrte gazin rus nëse BE-ja vendos të mbyllë furnizimin rus që “lëvizë” përmes vendeve të saj anëtare.

Dhe Rusia tashmë ka ndërprerë eksportet e gazit për anëtarët e BE-së, Finlandën, Poloninë dhe Bullgarinë.

Në anën tjetër, BE-ja në tërësi ka reduktuar me nxitim varësinë e saj në energjinë ruse që nga pushtimi dhe është vendosur të diskutojë mënyrat për ta bërë këtë më tej.

Siç kujton mediumi në fjalë, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka refuzuar të dënojë në mënyrë eksplicite agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe vendi i tij nuk i është bashkuar sanksioneve perëndimore kundër Moskës.

Besnik Tahiri: Gazsjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq - Putin
Lexo po ashtu Besnik Tahiri: Gazsjellësi amerikan do të ishte përgjigja më e mirë e Kosovës ndaj marrëveshjes Vuçiq - Putin

Vuçiq pretendon se dëshiron ta dërgojë Serbinë drejt Bashkimit Evropian, por kohët e fundit ka “çimentuar” lidhjet me Rusinë, një aleat prej kohësh i Serbisë.

Veç kësaj, pavarësisht raporteve për mizoritë në Ukrainë për shkak të agresionit, Vuçiq dhe udhëheqës të tjerë serbë janë ankuar “për presionin perëndimor për t’iu bashkuar sanksioneve kundër Rusisë”.

Dhe zyrtarët serbë thonë se vendi ballkanik duhet t’i rezistojë një presioni të tillë, edhe nëse kjo do të thotë të braktisë synimin për t’u bashkuar me BE.

Për fund AP thekson se nën sundimin autokratik 10-vjeçar të Vuçiqit dhe propagandën e pamëshirshme pro-Kremlinit, Serbia ka rrëshqitur gradualisht drejt rreshtimit me Rusinë.

Në këtë kontekst, sondazhet sugjerojnë se një shumicë në vend do të preferonte të bashkohej me një lloj bashkimi me Moskën sesa me BE-në. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve

Ish-kryeministri britanik paralajmëron se trupat britanike mund të dërgohen në Ukrainë nëse e humb mbështetjen e SHBA-ve

Evropa
SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj

SHBA hap bazën e raketave në Poloni - zbulohen detaje rreth saj

Botë
Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali

Tajlandezja ndërtoi një qeli në shtëpi për të mbrojtur veten nga djali

Azia
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit

Amerika
Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë

Donald Trump konfirmon se Elon Musk do të bashkëdrejtojë "departamentin e ri të efikasitetit të qeverisë"

Amerika
Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Ishte destinuar për sulm në Ukrainë, ushtarët e Kremlinit ia huqin – me dronin iranian godasin një ndërtesë civile në Rusi

Evropa
Kalo në kategori