LAJMI I FUNDIT:

Lidhja e re e Serbisë me gazin rus, Kusari-Lila: Veprim i planifikuar për të përkrahur agresorin

Lidhja e re e Serbisë me gazin rus, Kusari-Lila: Veprim i planifikuar për të përkrahur agresorin

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila ka reaguar ndaj vazhdimit të furnizimit të Serbisë me gazin rus, duke thënë se Beogradi zyrtar me këtë po ua kthen shpinën politikave evropiane dhe se ka zgjedhur qartë se kujt ia mban anën në agresionin rus në Ukrainë.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha sot se kishte rënë dakord për një kontratë të re trevjeçare për furnizimin me gaz në një bisedë telefonike me homologun e tij rus Vladimir Putin.

“Ky është një veprim i planifikuar mirë i përkrahjes së agresorit (për të paktën tri vjet të tjera) dhe injorimit të plotë të përputhshmërisë me politikat e BE-së. Tani kushdo që del përpara duke mbrojtur atë që nuk ka mbetur asgjë për t’u mbrojtur, është qartësisht që po anashkalohet”, ka shkruar Kusar-Lila në Twitter.


Serbia, e cila synon t’i bashkohet Bashkimit Evropian, kohët e fundit është nën presion nga vendet perëndimore për të lidhur politikën e saj të jashtme me bllokun dhe për të vendosur sanksione ndaj Rusisë.

Në vitin 2008 vendi ballkanik vuri sektorët e tij të gazit dhe naftës në duart e kompanive ruse. Gazprom Neft dhe Gazprom së bashku mbajnë shumicën e aksioneve në kompaninë e vetme të naftës në Serbi, ndërsa Gazprom është aksionari i shumicës në objektin e vetëm të depozitimit të gazit në vend.

Në trend Lajme

Më shumë
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Dyshohet se nuk reaguan në një rast ku disa persona ishin duke u përleshur fizikisht, rekomandohet suspendimi i tre zyrtarëve policorë

Lajme

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Fushata e Faton Abdullahut kreative dhe e mbushur me energji pozitive për të ardhmen e Kosovës

Lajme
Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Vrau me thikë djalin e tij, Gjykata e Tiranës jep masën për 74-vjeçarin

Lajme
Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Osmani në Washington, Presidenca: Është ftuar në Lutjet e Mëngjesit, do të takohet me zyrtarë të administratës amerikane dhe kongresistë

Lajme
Kalo në kategori