LAJMI I FUNDIT:

Danimarka po furnizon Ukrainën me raketa Harpoon

Danimarka po furnizon Ukrainën me raketa Harpoon

Ukraina ka filluar të pranojë raketa anti-anije Harpoon nga Danimarka dhe raketa vetëlëvizëse nga SHBA-ja, ka deklaruar ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov.

“Mbrojtja bregdetare e vendit tonë nuk do të forcohet vetëm nga raketat Harpoon, por ato do të përdoren nga ekipe të trajnuara ukrainase”, shkroi Reznikov në faqen e tij në Facebook.


Reznikov tha se furnizimet me raketa Harpoon ishin rezultat i bashkëpunimit midis disa vendeve, transmeton Telegrafi.

Ukraina ka kërkuar armë më të sofistikuara, por deri më tani pjesa më e madhe e ndihmës ka qenë me sistemet me rreze të shkurtër, si armët antitank.

Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?
Lexo po ashtu Çfarë është sistemi i shumëfishtë raketor amerikan dhe pse ukrainasit e kërkojnë me ngulm?

SHBA-ja po shqyrton një kërkesë nga Ukraina për të furnizuar Kievin me armë më të rënda me rreze më të gjatë, por ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar. /Telegrafi/